Përplasja PD-Topi Xhafaj: Sulmet e maxhorancës, politike
TIRANE- Sulm me prapavijë politike, e ka cilësuar sekretari për cështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafaj, akuzat e maxhorancës së djathtë ndaj presidentit Topi. Sipas tij sulmi i radhës i Partisë Demokratike ndaj një tjetër institucioni të pavarur bëhet për këto qëllime.
“Së pari, në momentin e reagimit të presidentit ndaj ligjit të SHISH dhe faktit që edhe nëse do të miratohej ai do ta kthente mbrapsht këtë ligj. Së dyti lidhet me faktin që janë kthyer disa kandidatura dhe vetëm 4 janë në Gjykatën Kushtetuese për tu risjellë në parlament, pra është edhe një lloj paralajmërimi për to. Natyrisht janë dhe problemet e brendshme që mund të ketë dhe ka PD” theksoi Xhafaj.
Ndërsa propozimin e demokratëve për hartimin e një ligji organik për institucionin e presidentit, Fatmir Xhafaj e konsideron një iniciativë të maxhorancës, që sipas tij fsheh synime të tjera.
Deputeti socialist thekson se propozimi i parë për një ligj të tillë ka ardhur nga selia Rozë tre vjet më parë, por kjo nuk u përkrah nga mazhoranca.
Sipas Xhafaj hartimi i një ligji organik është i domosdoshëm jo vetëm për institucionin e presidentit por së pari pë parlamentin, cka do të sjellë forcimin e institucioneve të pavarura.
“Para se zoterinjtë e PD të flasin për një ligj organik për presidentin e cili në parim nuk ka pse të kontestohet duhet të kthejnë mbrapsht atë që kanë bërë në rregulloren e Kuvendit, duhet të propozojnë një ligj organik jo vetëm për presidentin, por edhe për Kuvendin, dhe ta shohin këtë si një pjesë tërësore kushtetuese që lidhet me forcimin e fuqizimin e pavarësisë të institucioneve kushtetuese në respekt të ligjit dhe në funksion për të thelluar reformën në drejtësi e cila vazhdon të mbetet një retorike boshe”, theksoi Xhafaj.
(e.n/news24/BalkanWeb)