Tragjedi në Kampionatin e Saunës, vdes kampioni rus
FINLANDE- Kampionati Botëror i Saunës në Finlandë ka përfunduar në tragjedi me vdekjen e njërit prej finalistëve.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se konkurenti rus,Vladimir Ladyzhensky dhe rivali i tij finlandez, Timo Kaukonen, pësuan djegie të rënda gjatë garës e cila më pas u ndërpre dhe dy finalistët u dërguan menjëherë në spital.
Por 60 vjecari rus nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda që kishte marrë për shkak të djegies. Ndërkaq bëhet e ditur se 40 vjecari nga Finlanda ndodhet ende në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja shokoi të gjithë të pranishmit e apasionuar pas këtij kampionati.
Sipas BBC, policia finalndeze ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht tragjedinë, ndërsa organizatorët këmbëngulin se gjithçka është zhvilluar sipas rregullave dhe konkurentët i ishin nënshtruar më parë testit mjekësor.
(e.n/BalkanWeb)