E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasja Trump-Zelensky dhe tërheqja e presidentit të Ukrainës, Kamberi: I bëri llogari më i qetë

“A po shkojmë drejt një rendi të ri botëtor?”, kjo ishte tema e kësaj të marte në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Eksperti i gjeopolitikës, Geron Kamberi tha se përplasja në Zyrën Ovale ishte një tronditje për të gjithë, pasi nuk ndodh shpesh.

Sa i përket tërheqjes së Zelenskyt, Kamberi tha se kjo erdhi aps takimeve me liderët e NATO dhe BE, dhe bëri llogari të tjera.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Pas katër ditësh pati një kthesë të Zelenskyt në atë që ne pamë në Zyrën Ovale, pse ky ndryshim?

Kamberi: Po zakonisht në marrdhëniet ndërkombëtare shpesh përmendet shprehja gjermane që asnjë supë nuk hahet aq e nxehtë sa serviret. Ajo ishte një takim i pazakontë, ngjalli një reagim ku Trump dhe Zelensky arritën një fitore duke marrë vëmendjen, por ajo që humbën ishin marrdhëniet mes SHBA dhe Ukrainë. Ky ndryshm i Zelenskyn vjen pas takimit që bëri me vendet anëtare të NATO-s dhe BE dhe ndoshta në një moment pas këtij takimi ai bëri një llogaritje të raportit të forcave në këtë konflikt. Disa e cilësuan tërheqje, por në mendimin tim është brenda llogjikës. Pavarësisht se flasim për një situatë ku flitet për bisedime paqeje, ato janë dy vende në konflikt. Edhe deklarata e Presidentit Macron për një armëpushim mujor u la në heshtje. Kështu që nëse do i referohemi shprehjes së kryeministrit francez që nga takimi Trump-Zelensky patëm dy viktima, e para mbështetja e SHBA me Ukrainë, dhe e dyta marrdhëniet me Europën. Do të jetë koha që do të vërtetëtojë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›