Perplasja (anti)kushtetuese
"Mendjet e mëdha diskutojnë idetë,
mendjet mesatare diskutojnë ngjarjet
dhe mendjet e vogla diskutojnë njerëzit".
Autor i huaj
Përzgjedhja e formës së organizmit në trajtën e Republikës Parlamentare, i jep Kuvendit një mision të rëndësishëm në funksionimin e shtetit ligjor. Ky mision plotësohet nga respektimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve si një nga parimet themelore të funksionimit të shtetit demokratik. E drejta kushtetuese e Presidentit për të propozuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës se Lartë synon pikërisht reduktimin e abuzimit partiak me këto institucione garante të funksionimit të demokracisë. Ndoshta disa vende duhet të kenë kaluar kriza të tilla të ambicieve individuale në dëm të funksionimit të institucionit të Parlamentit, kur kanë qartësuar dhe përdorur termin "speaker i Parlamentit"(Kuvendit). Gjatë këtyre tre viteve konstatohet; keqpërdorimi partiak i postit të kryetarit të Kuvendit, venitja e kontrollit parlamentar, ngushtimi hapësirave të opozitës, cinizëm dhe brutaliteti në komunikim me opozitën, braktisja e Parlamentit nga Kryeministri, zhvillimi i seancave pa anëtarë të qeverisë, cilësia e dobët e përzgjedhjes dhe emërimeve në entet rregullatore dhe mbikëqyrëse. Kuvendi shqiptar në mënyrën si ka funksionuar deri tani, jo vetëm që e ka reduktuar në maksimum kredibilitetin e tij publik, por ka dëmtuar rëndë sistemin e ndarjes dhe balancës së pushteteve. Autoriteti i Parlamentit nuk barazohet në asnjë rast me autoritetin e Kryetarit të Parlamentit. Kuvendi përceptohet sot, si institucioni me kredibilitet shumë të ulët. Shkalla e besueshmërisë së tij është në nivele shqetësuese. Këto janë jo pak argumente dhe fakte për të vërtetuar se debati i fundit në thelbin e tij është kryesisht përplasje individuale e fshehur pas fasadës kushtetuese.
Së pari - pati një bllokim të procesit, duke mos njoftuar fare Parlamentin për mbërritjen e propozimeve të Presidentit.
Së dyti - kërkesat e opozitës për të këtë proces, mbeten pa përgjigje.
Së treti - nëse realisht synohet të verifikohet për kriteret e të propozuarve, kjo bëhet nëpërmjet komisioneve përgjegjëse dhe nëpërmjet një procesi sa më transparent. Komisioneve përkatëse nuk u është dhënë fare akses mbi propozimet, ato duhet të njihen me kandidaturat, të analizojnë respektimin e kërkesave formale ligjore. Ndërsa seanca e dëgjimit në mënyrë të drejtpërdrejtë për çdo të mandatuar nga Presidenti, qeveria apo grupet parlamentare duhet të jetë një parim i detyrueshëm ndaj të gjithëve.
Së katërti - deri më sot, shumë pak e të zgjedhurve në institucionet kushtetuese apo të krijuara nga Parlamenti, u janë nënshtruar seancave të dëgjimit në komisionet respektive.
Duket qartë se në këtë rast më shumë se përgjegjësi kushtetuese për koordinim institucional, ka përpjekje të sforcuara dhe të përsëritura për individualitet egoist në distancë. Në institucionet kushtetuese dhe entet rregullatore e mbikëqyrëse, mbeten vende vakante për shkak të moszëvendësimeve në kohë, disa prej tyre cenohen rëndë nga përzgjedhjet militante partiake. Procesi i përzgjedhjes së tyre është jashtë çdo transparence publike, komisionet parlamentare përfshihen pak ose aspak në kontrollin parlamentar të kritereve dhe të performancës së tyre. Po të mbajmë parasysh këtu edhe rregulloren e Parlamentit që votimi për emra nominalë bëhet pa debat parlamentar, atëherë qartësisht ka shumë pak mundësi për kontroll parlamentar dhe shumë hapësira për militantizëm partiak. Debati aktual do të jetë qartësisht jo kushtetues nëse një nga personat për të cilët synohet "unitet partiak" për të mos e votuar është pikërisht një nga gjykatësit më të mirë që në emër të shtetit shqiptar përfaqësoi Shqipërinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Ky vullnet individual i Kryetares së Kuvendit në "mbrojtje të Kushtetutës", është fakt testimi i forcave individuale për zhvillimet e ardhshme politike në PD, në këtë rast hipokrizia është akoma më abuzuese, thelbi është ambicia për pushtet kontrollues brenda PD-së. Para pak kohësh në draft-propozimet për ndryshimet kushtetuese u bë propozimi për ta bërë akoma më të fortë spikeren (Kryetarin) e Parlamentit, duke e propozuar të bëhej edhe President, nëse Parlamenti nuk do ta zgjidhte dot Presidentin brenda afatit. Ky propozim mbeti pa autor, ai "u zhduk", autorët realë u fshehën, por duket se po rigrupohen militantët partiakë frymëzues. Të tilla rrënjë autokratike, egoiste, abuzive dhe korruptive brenda vetë PD-së tentohen të fshihen edhe pas këtij debati. Kjo luftë për pushtet brenda partisë më të madhe ndikon jo pak në qeverisjen e vendit, ajo tenton të cenojë rëndë edhe institucionet kushtetuese dhe sidomos gjyqësorin. Kredibiliteti i institucioneve të tilla kaq të rëndësishme kushtëzohet ndjeshëm nga cilësia e përzgjedhjes së drejtuesve dhe anëtarëve të tyre. I gjithë procesi i përzgjedhjes së tyre duhet të jetë sa më transparent ndaj publikut. Duhen bërë të gjitha ndryshimet ligjore në ligje dhe rregullore të Kuvendit që i japin fund përzgjedhjes memece të drejtuesve të institucioneve më të rëndësishme të vendit. Kjo duhet të jetë reforma reale e Kuvendit. Reforma për rritjen e autoritetit të Parlamentit dhe të kontrollit parlamentar mungon. Kapardisjet jo institucionale për pazare emrash, postesh, moskoordinimet dhe mbivendosjet për protagonizëm diplomatik apo partiak janë rritur ndjeshëm. Edhe në rastin konkret, presioni për koordinim është më shumë presion për pushtet personalo-abuziv edhe me institucione kaq të rëndësishme. Demokracitë janë ndërtuar dhe zhvilluar nga liderë që janë investuar për institucione të forta.
Diktaturat kanë sjellë liderë që kanë menduar se Zoti janë vetë ata.