E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërkombëtarët: Dhunuesit e zgjedhjeve do të dënohen

Komuniteti Ndërkombëtar ka reaguar ashpër ndaj incidenteve të ndodhura dje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni. Diplomatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të BE-së kanë akuzuar rëndë shkaktarët e dhunës dhe nxitësit e tyre.

SHBA

Ambasadorja amerikane në Maqedoni, Xhilian Milovanoviç, ka shprehur keqardhje për incidentet, si dhe ftoi policinë që të kryejë detyrat e saj për të siguruar kushte për votim. Milovanoviç gjatë vizitës në disa vendvotime në Gostivar, deklaroi se shpreh keqardhje për incidentet ku ka pasur një të vrarë dhe të plagosur. Ai kërkoi që policia të vazhdojë të kryejë detyrat e saj për të siguruar kushte për votim. "E inkurajoj policinë dhe besoj se ka policë që dëshirojnë që ta kryejnë me korrektësi punën e tyre dhe të mundësojnë kushte për votim. Jam e bindur se deri në fund të ditës, ata që kanë bërë probleme do të ndryshojnë mendimin dhe do të bëjnë punën e duhur", deklaroi ambasadorja amerikane.

BE

Ambasadori i BE-së, Ervan Fuere, ambasadori britanik, Endrju Kid, dhe ai francez, Bernard Valero, dënuan incidentet e sotme duke shprehur optimizëm për mospërsëritjen e tyre. "Dhuna dhe frikësimi nuk ka vend në shoqëritë demokratike. Kjo që po ndodh është shumë shqetësuese dhe apelojmë te të gjithë që të sigurojnë mundësi për votim të lirë për të gjithë qytetarët, deklaroi ambasadori evropian, Ervan Fuere. Sipas tij, tani është më e nevojshme që të sigurohet se do të bëhen të gjitha përpjekjet për t‘u ndërprerë dhuna, të shtënat. Ambasadori britanik, Endrju Ki, deklaroi se shpreh shqetësim për incidentet dhe ftoi për zgjedhje të lira dhe demokratike. "Vlerësoj se gjatë ditës qytetarët do të votojnë në mënyrë të qetë", deklaroi Ki. Ambasadori francez, Valeroi, tha se zgjedhjet karakterizojnë një proces demokratik negativ.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›