E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfaqësuesi Ligjor i koalicionit “Bashkë Fitojmë” denoncon: Persona me kapuç po u bëjnë presion votuesve! Policia e Shtetit të marrë masa për këto shkelje

Përfaqësuesi Ligjor i koalicionit “Bashkë

Përfaqësuesi Ligjor i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Altin Kaziaj deklaroi në një prononcim për mediet, se në shumë qendra votimim po shkelet e drejta e votës.

Sipas tij persona që referohen se janë punonjës të administratës publike, po ushtrojnë ndikim tek zgjedhësit, duke mos i lënë ata që të ushtrojnë të drejtën e votës të lirë.

Ai u bën thirrje Policisë së Shtetit që të marrë masa për këto shkelje.

Kaziaj: Po cënohet rëndë e drejta e votës në shumë qendra votimi. Ju e keni para në media që persona me kapuç, persona të tjerë që referohen se janë punonjës të administratës publike që po ushtrojnë ndikim tek zgjedhësit, duke mos i lënë ata që të ushtrojnë të drejtën e votës të lirë.

I bëj thirrje Rrumbullakut që të marrin masa për këto shkelje. Tirana kryeson në shkeljet në votime. Janë persona që nulk kanë lidhje fare, Mos keni frikë nga intimidimi që po iu bëhet, merrni në telefon Poilcinë e shtetit. Të gjithë kominisonerët për “BF” janë në detyrë”.

Gjithashtu dhe përfaqësuesi për çështjet ligjore dhe zgjedhjet, Ivi Kaso ka denoncuar disa nga problematikat që kanë pikasur gjatë procesin e votimit.

Sipas tij, ka grumbullime të patronazhistëve dhe drejtuesve të administratës në oborret e mjediset hyrëse të QV-ve.

“Vëzhguesit tanë dhe raportuesit nga terreni kanë njoftuar për një seri problematikash në qendrat zgjedhore, shkaktuar nga drejtorë bashkish, funksionarë të administratës dhe implikime të policisë, me veprime apo mosveprime.”, ka thënë Kaso.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›