E Diel, 1 Nëntor 2026

Masa per turizmin policia rrugore rrit gatishmerine

Për të parandaluar aksidentet e shumta që ndodhin gjatë sezonit veror dhe për përballimin e fluksit të turistëve njesia rajonale e qarkullimit rrugor ne Durres ka pergatitur nje plan masash per të koordinuar sherbimet me shtimin e personelit dhe mjeteve të nevojshme. Kreu i kesaj njesie, kryekomisar Ervin Hoxha, eshte shprehur se në këtë plan masash synohet parandalimi i çdo problemi qe mund te linde ne drejtim te trafikut te mjeteve ne te gjithe territorin qe mbulon kjo njesi.

“Njësia rajonale e policisë rrugore është arteria kryesore e rrjetit rrugor në të cilin qytetarët e Shqipërisë udhëtojnë në drejtim të jugut. Përsa i përket ngarkesës, fluksit, pikut dhe problematikave në njollat e zeza ne kemi marrë të gjitha masat për të realizuar shërbimet me qëllim parandalimin e çdo lloj aksidenti dhe shërbimin ndaj qytetarit”- thotë Hoxha.

Njesia e qarkullimit rrugor ne Durres ka aktualisht nje personel prej 71 personash dhe 28 mjete, por ne muajt korrik dhe gusht do te mbërrijnë perforcime nga Tirana per te pasur nen kontroll me se shumti rrugen dytesore Plepa- Golem, ne menyre qe te ndeshkohen shkelesit qe kryejne kundravajtje ne kete aks rrugor.

Aleks Kalemasi    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›