Perplasja me e shtrenjte tete makina Ferrari ne nje aksident

Ndoshta kjo perben perplasjen me te shtrenjte te automjeteve. Kjo skene ne te cilen jane perfshire 14 makina luksoze perfshire prej tyre tete Ferrari ka ndodhur ne perendim te Japonise. Nje Lamborghini dhe dy Mercedes jane perfshire gjithashtu ne te njejtin aksident me Ferraret. 10 shofere u derguan ne spital por asnje prej tyre nuk pati pasoja te renda per jeten. Aksidenti besohet se ndodhi pasi nje prej drejtuesve te nje prej Ferrareve humbi kontrollin.