E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Hagës 'dënon' Greqinë, pranon padinë e Shkupit

HAGE - Me 15 vota pro dhe një kundër, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, pranoi aplikimin e Maqedoninë ndaj Greqisë, për shkelje të detyrimeve. 

"Greqia nuk po u përmbahet detyrimeve të saj duke kundërshtuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, me pretekstin se nuk është gjetur ende një emër që t'i përshtatet kësaj ish-republike jugosllave", theksoi sot Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

Më 17 nëntor 2008, Shkupi iu drejtua Gjykatës së Drejtësisë në Hagë, ku paditi Athinën se, me veton e saj në Samitin e NATO-s në Bukuresht në prill 2008, kundër integrimit të Maqedonisë në NATO deri në zgjidhjen e cështjes së emrit, ka shkelur Marrëveshjen e vitit 1995. 

Kryetari i gjykatës së drejtësisë Hisashi Owada, deklaroi sot gjatë një seance publike në Hagë, se "Greqia ka shkelur nenin 11, paragrafin 1, të Marrëveshjes së Përkohshme". 

Kjo marrëveshje parashikon që Athina të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO ose në çdo organizatë tjetër ndërkombëtare, ku Greqia është anëtare, nëse kjo bëhet në emrin "Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ose FYROM.

Në thelb, 15 gjyqtarët që përbëjnë Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, vendosën që, “në prill 2008, duke shprehur kundërshtimin për pranimin e Shkupit në NATO, Greqia ka shkelur nenin 11 të Marrëveshjes së Përkohshme”.

Në bazë të vendimit, Maqedonia ka të drejtë të vendosë kandidaturën e saj në organizatat, ku zgjedhja varet nga votimi i anëtarëve të tyre. 

Megjithatë, gjykata nuk e vlerësoi të nevojshme ta urdhëronte Greqinë, të mos pengojë në të ardhmen anëtarësimin e saj në organizata të tjera ndërkombëtare, ku është anëtare Greqia, sic kishte kërkuar Maqedonia në aplikimin e saj.

Çështja pritet të shkaktojë zhvillime politike dhe diplomatike në Greqi, ndër të cilat një thirrje të këshillit të liderëve politikë nga kryeministri Papadhimos.

Ndërkohë kryeministri grek Papadhimos ka në tryezën e tij një letër ende pa përgjigje, dërguar nga homologu maqedonas Gruevski, i cili i kërkon ndihmë Athinës ne negociatat për integrimin e vendit të tij në BE. Lidhje te tjera Vendimi i gjykatës së Hagës, Greqia, nuk ndryshon qëndrim Rasmussen: Maqedonia do ftohet sërish në NATO

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›