Sarkozi-Merkel kërkojnë traktate më të ashpra

Kjo deklaratë e liderëve erdhi pas një takimi lidhur me krizën që ata mbajtën në kryeqytetin e Francës, Paris. Sarkozi tha se një traktat i ri duhet të nënshkruhet deri në mars në mënyrë që të sigurohet se një krizë e tillë nuk do të ndodhë më kurrë.
Ata thanë se shtetet e eurozonës do të kontrollohen më tepër dhe se ato duhet të përballen me sanksione nëse tejkalojnë pragun e deficiteve. Merkel tha se Franca dhe Gjermania donin të shikonin “ndryshime strukturore të cilat shkojnë përtej marrëveshjeve”.
Dy liderët thanë se kërkonin ndryshime në traktate, ndryshime të cilat të vihen në zbatim nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, nëse kjo nuk është e mundur atëherë vetëm nga vendet të cilat janë pjesë e eurozonës.
“Kjo paketë tregon se ne jemi absolutisht të vendosur të mbajmë euron si monedhë të qëndrueshme dhe si një kontributor të rëndësishëm për stabilitetin në Bashkimin Evropian”, tha Merkel.
Sarkozi tha se ata kërkonin një traktat të ri për t’iu bërë të qartë të gjithëve në Evropë, se gjerat nuk mund të vazhdojnë më siç janë tani. Ai kërkoi lëvizje të shpejta.
Propozimet e Merkel-Sartkozi:
- Vendosjen e sanksioneve ndaj çdo shteti që kalon deficitin buxhetor mbi 3%.
- Buxhetet kombëtare të përfshijnë një “rregull të artë” kundër rritjes së deficiteve, të cilat do të verifikohen nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.
- Nuk ka obligacione të përbashkëta
- Krerët e qeverive të eurozonës do të takohen çdo muaj në një samit për aq kohë sat ë zgjasë kriza
/Start/Fatjon Prroni/
2011-12-05 16:41