Përplasja mes militantëve në Elbasan, Rama: Një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidenteve në Elbasan ku u prit me ovacione e thirrje “Rama ik “, gjë që solli dhe përplasje mes mbështetësve. Përmes një postimi në “Twitter”, zoti Rama e quajti këtë një shfaqje vulgare si shembull i degradimit të një opozite demode e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut dhe Ilirit. Sipas kryeministrit, e gjitha kjo po bëhet për të marrë peng Shqipërinë. “Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë! Keqardhje e madhe për #PD e kthyer në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!” shprehet kryeministri Rama.“Tash 20 vjet që vij në Ditën e Verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36”! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!” tha zoti Rama.