E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasja ne KMSH Keshilli largon kundershtaret e Muces



TIRANE - Perplasjet ne Komunitetin Mysliman kane arritur kulmin gjate dites se djeshme kur Keshilli Kombetar Mysliman ka shkarkuar kater drejtues mes te cileve sekretarin e Pergjithshem Besim Trusi Ali Hallacin Ilir Vokshin dhe Bujar Topciun. Eshte rikonfirmuar ne krye te selise se KMSH-se Selim Muca.
Nje dite me pare ne ambientet e Medresese se Tiranes eshte mbledhur 2/3 e Keshillit dhe ka marre vendimet qe kane sjelle dhe reagimet e te shkarkuarve. Keta te fundit kane deklaruar se palet do te perballen ne gjykate duke akuzuar njera-tjetren per ilegjimitet te aktiviteteve. Ne kete menyre Keshilli Kombetar ka larguar tre kryengritesit te cilet para pak ditesh me ane te nje votimi ne Komitetin e KMSH-se e shkarkuan Mucen nga detyra. Kjo solli dhe perplasjet e ashpra mes dy paleve ne seline e Komunitetit Mysliman.
SHKARKIMET
Keshillit Kombetar Mysliman eshte mbledhur dje ne Medresene e Tiranes duke votuar shkarkimin e nje sere drejtuesish ne Komunitet. Ne kete mbledhje u votua shkarkimi i Besim Trusit myftiu i Tiranes Ali Hallacit myftiu Kukesit Ilir Vokshit kreu i Keshillit te Myftinise si dhe i Bujar Topciut. Ne fjalen e tij Ylli Gura tha se me keto vendime KMSH u vuri kapak problemeve te Komunitet. Kjo mbledhje u ve kapak te gjitha diskutimeve dhe pretendimeve te individeve apo grupeve te caktuara per ligjshmerine e vendimmarrjes ne institucionin tone - tha kryetari i Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman. Mbledhja e jashtezakonshme e Keshillit te Pergjithshem te KMSH ka hedhur poshte ne menyre unanime pretendimet e disa anetareve per pezullimin e kryetarit Selim Muca i cili ka rikonfirmuar ne krye te ketij institucioni me 79 vota pro. Pjesemarrja vendimmarrja konfirmuan mirefunksionimin e demokracise se brendshme. U rikonfirmua ne detyre serish kryetari Selim Muca - theksoi Gurra. Krahas zgjidhjes se problemeve Keshilli i Pergjithshem ka miratuar dhe hapjen e nje Universiteti Teologjik i pari ne historine e ne vendit tone. Keshilli i Pergjithshem ka marre vendimin historik te miratimit te hapjes se Universitetit Teologjik Islam ne Shqiperi. Keto vendime jane marre ne menyre te lire te ligjshme dhe te vendosur nga anetaret - theksoi Gurra. Jane shkarkuar gjithashtu dhe ne menyre po unanime ish-anetaret kryesore te Komunitetit Mysliman qe kerkonin pengimin e punimeve dhe marrjen e ketij institucioni ne menyre te paligjshme.
MBLEDHJA
Ne mbledhjen qe u zhvillua ne ambientet e Medresese ishin te pranishem 2/3 e anetareve te Keshillit. Kryesia e Komunitetit Mysliman Shqiptar drejtohet nga Selim Muca. Mbledhja e djeshme ishte nje matje force mes perkrahesve te Selim Muces dhe grupimit qe drejtohet nga kryetari i KP Ilir Vokshi dhe sekretari i Pergjithshem i KMSH-se Besim Trusi. Perplasja nisi disa dite me pare kur ne nje mbledhje te pretenduar te dy kryesive u mor vendimi per pezullimin e Selim Muces. Ky i fundit shkarkoi te nente firmetaret e vendimit. Sipas Trusit dje ka pasur nje kallezim penal nga dy kryesite per Mucen ndersa vete ai per te njejten ceshtje ka takuar kryeprokuroren Ina Rama.

19 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›