E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten kredite e pashlyera Shqiperia renditet e treta ne rajon



Portofoli i kredive qe kane probleme dhe nuk kthehen ne bankat nga ku jane terhequr sa po vjen dhe po rritet. Ky fenomen i cili tashme nuk eshte me vetem ne vendin tone por edhe ne disa shtete te tjera te rajonit ka shqetesuar edhe Banken Qendrore Europiane. Sipas konstatimit te kesaj te fundit Shqiperia renditet e treta ne rajonin e Ballkanit pas Serise dhe Malit te Zi per nivelin e kredive te pashlyera. Por ajo qe shqeteson me teper institucionet bankare si vendase ashtu dhe ato europiane eshte fakti qe kredite e keqija vazhdojne te rriten me ritme jo te vogla edhe tani qe kriza e ka kaluar kulmin e saj. Te dhenat me te fundit zyrtare nga Shoqata e Bankave tregojne se vetem per muajin korrik shifra e kredive me probleme u rrit me gati 0.87 pike perqindje duke arritur nivelin 12.87 per qind te totalit. E shprehur ne vlere kjo do te thote se nga 466 miliarde leke kredi qe kane dhene bankat per bizneset dhe individet 60 miliarde klasifikohen si kredi me probleme.

Kredite me probleme
Kredite e pashlyera jane rritur me shpejtesi ne dy vitet e fundit. Ne dhjetor te vitit 2008 kredite e keqija zinin 6.45 per qind te totalit dhe brenda nje viti e gjysme shifra u dyfishua. Mosshlyerja e kredive ne banka nuk eshte nje problem vetem i ekonomise shqiptare. Ky fenomen ka perfshire tashme gjithe rajonin duke shqetesuar edhe drejtuesit me te larte te Bankave Europiane qe kane aktivitet ne Ballkan. Lista e vendeve me problematike kryesohet nga Serbia dhe Mali i Zi ku kredite e keqija jane respektivisht 17.5 dhe 17.2 per qind e totalit. Ne vend te trete vjen Shqiperia me 12.87 per qind dhe pastaj Maqedonia me 9.9 Kroacia me 9.5 dhe Bosnja me 8.7 per qind. Agjencia e lajmeve Reuters ditet e fundit citonte disa nga drejtuesit me te larte te Bankave Europiane ne rajon te cilet shpreheshin se behet fjale per nje nivel te larte te kredive te keqija qe do te ndikojne rezultatet financiare te bankave. Ekspertet paralajmerojne se rritja e kredive te keqija ne keto nivele mund ti detyroje disa nga bankat qe te rishikojne strategjite e tyre duke shtrenguar edhe me shume kreditimin e ekonomise. Nje fenomen qe ekonomia shqiptare po e vuan tashme prej me shume se nje vit.

Interesat e kredive
Ne nje kohe qe kredite me probleme po shtohen normat e interesit te kredise ne leke jane ne renie. Sipas te dhenave te publikuara nga Banka e Shqiperise norma e ponderuar e interesit per kredine e re te dhene nga sistemi bankar ne muajin korrik ishte 11.77 nga 12.98 qe ishte ne muajin qershor. Kjo eshte edhe norma me e ulet e interesit e regjistruar gjate ketij viti megjithate ecuria e normave te interesit ka qene e paqendrueshme dhe eshte e veshtire te flitet per nje tendence te qarte. Qe prej nje viti normat e interesit te kredive nuk binin nen nivelin e 12. Interesat e kredive jane shfaqur shume te luhatshme cka nuk perputhet as me ecurine e interesave mesatare te depozitave dhe te bonove te thesarit qe gjate gjithe vitit 2010 kane qene ne renie te vazhdueshme. Fakti qe interesat e depozitave po bien ndersa ato te kredive jo te pakten jo ne menyre te qendrueshme tregon se bankat po mbajne te larta marzhet e tyre. Kjo shpjegohet me rreziqet ne rritje te kredidhenies per shkak te renies se ekonomise por edhe nga rritja e normes se kredive me probleme.

Vlera e arit interesat shenojne rekorde ne bursa

Ari ka shenuar dy rekorde historike ne 24 oret e fundit. Dje cmimi i arit arriti 12736 dollare amerikane per nje onz 28.35 gram tete dollare me shume se disa muaj me pare.
Trendi i rritjes se vleres vazhdoi edhe sot kur nje onz arriti vleren ne 12795 dollare. Investuesit kane filluar te grumbullojne ar nga frika e inflacionit ne Shtetet e Bashkuara si dhe renia e vleres se dollarit amerikan.

Nr. Shteti Portofoli me probleme ne perqindje
1. Serbia 17.5
2. Mali i Zi 17.2
3. Shqiperia 12.87
4. Maqedonia 9.9
5. Kroacia 9.5
6. Bosnja 8.7

19 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›