E Shtunë, 31 Tetor 2026

REAGIMI/ Vokshi Mbledhja ishte e paligjshme perballemi ne gjykate



TIRANE - Pas mbledhjes se Keshillit Kombetar Mysliman ku u mor vendimi per shkarkimin e disa drejtuesve ne KMSH ka reaguar Ilir Vokshi i cili ne mbledhje u shkarkua si myfti i Durresit. Vokshi pohoi se mbledhja e Keshillit Kombetar eshte ilegjitime dhe ka shkelur statutin. Ai nenvizoi se diten e djeshme eshte zhvilluar nje mbledhje e Kryesise se Keshillit te Pergjithshem ku i eshte bere nje ftese publike zotit Selim Muca qe te gjendet nje zgjidhje e problemeve brenda institucioneve te Komunitetit Mysliman por sot Muca ka vendosur shkarkime e jo dialog. Selim Muca ka mbledhur sot dje Keshillin e Pergjithshem duke shkelur statutin e rregulloren e brendshme. Mbledhja e Keshillit eshte zhvilluar pa konsulencen juridike qe perben nje tjeter shkelje - tha ai. Kjo mbledhje eshte ilegjitime dhe Muca do perballet me Gjykaten e Tiranes - theksoi me tej Vokshi. Sipas Vokshit kreu i KMSH-se Muca ka ftuar ne mbledhje njerez te pamandatuar.

19 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›