E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja për një femër, plagoset 22-vjeçari

Plumba mbi një pushues
22-vjeçar te pishinat në
Tiranë. Ngjarja ka ndodhur
pasditen e djeshme, kur i riu ka
mbetur i plagosur rëndë, pasi
është qëlluar nga një emigrant
nga Anglia, me të cilin ka pasur
një konflikt në pishina. I dëmtuari
Mariglen Cani është dërguar menjëherë
në Spitalin Ushtarak, ku
ndodhet në gjendje të rëndë, pasi
ka marrë një plagë në kofshë, ku
plumbi i ka prekur arterien. Ndërsa
autori dyshuar i ngjarjes është
shpallur në kërkim, pasi është
larguar me një makinë "Range Rover"
me targa angleze, ku ndodhej
me dy femra. Burimet policore të
kryeqytetit bënë të ditur se për
këtë ngjarje janë njoftuar rreth
orës 17:00 dhe menjëherë kanë
shkuar në vendin e ngjarjes, duke
bërë rrethimin e zonës. Sipas tyre,
ngjarja është regjistruar te pishinat,
që ndodhen afër Kodrave
të Liqenit. 22-vjeçari Mariglen
Cani ka qenë duke pushuar në
këtë ambient, bashkë me disa të
afërm të tij. Në një moment është
përplasur me një vajzë, teksa ishin
në pishina dhe shoqëruesi i saj
i ka kërkuar llogari pse i prekte
gruan. Ai ka mbetur i shtangur
dhe aty kanë debatuar të dy personat,
derisa kanë ndërhyrë rojet
e pishinës për të shuar këtë debat.
Nga kjo, rojet kanë nxjerrë jashtë
dy pushuesit. Në këtë moment,
sapo ka dalë, pushuesi tjetër, ka
hyrë në mjetin e tij "Range Rover",
me targa angleze, duke marrë një
pistoletë, me të cilën ka qëlluar në
drejtim të 22-vjeçarit. Më pas, ai
është larguar me shpejtësi, ndërkohë
që policia ka nisur kërkimin
e tij. Gjithashtu, grupi hetimor ka
shoqëruar për këtë ngjarje dy rojet
e pishinës, në cilësinë e dëshmitarëve
okularë, që kanë dijeni për
ngjarjen. Nga të dhënat e mbledhura,
policia thotë se i dyshuari
i këtij krimi, që deri në orët e vona,
ende nuk ishte kapur, mendohet
se është nga Tropoja. Ky fakt është
vënë në dijeni nga dëshmitarët,
të cilët e kanë njohur nga theksi
i të folurit. Ndërsa nga mjekët
e Spitalit Ushtarak mësohet se
gjendja shëndetësore e të riut
është stabilizuar, pavarësisht
se plaga është e rëndë, pasi ka
humbur shumë gjak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›