Perplasje Runi-Ferguson sulmuesi drejt Madridit
LONDER-Mes Uejn Runit dhe Aleks Ferguson duket nje krisje perfundimtare e cila sipas te gjitha gjasave do ta largoje sulmuesin nga skuadra e Mancesterit. Nje lajm i tille ka tronditur dje tifozet e Djajve te Kuq pasi futbollisti i tyre kryesor mund te mos jete me pjese e tyre. Runi ka pranuar dje se nuk ka patur kurre probleme ne kavilje dhe se nuk e di shkakun perse Ferguson e ka lene jashte ne ndeshjet e fundit. Une nuk kam patur shqetesime - deklaroi sulmuesi anglez. - Nese me pyesni perse Ferguson ka thene kete po ju pergjigjem se nuk e di. Kam humbur disa ndeshje kete vit dhe deri tani kam luajtur 6 apo 7 perfshire ato me kombetaren. Por une dua te vazhdoj te luaje me vazhdimesi dhe te stervitem cdo dite sic kam bere qe kur kam qene femije. Jam i sigurt se keshtu golat do te vijne shtoi ai. Ne fakt Uejn Runi ka realizuar vetem dy gola qe ne muajin mars por ai eshte i bindur se do ta lere pas tersin. Kur te shenoj te parin nuk do te ndalem me. Ndaj Malit te Zi ndjehesha me mire dhe kam vetem nevoje per te luajtur ne kondicionin optimal tha ai.
Largimi
Ne fakt e gjithe kjo perplasje me Ferguson duket se ka lidhje pikerisht me skandalin qe mban emrin Xhenifer Tompson dhe qe e vuri sulmuesin e Junajtid ne qender te kritikave te shtypit pasi kishte tradhtuar gruan. Ato dite Runi eshte dukur nje tjeter lojtar ne fushe dhe kjo ka bere qe Ser Aleks ta lere jashte per ndeshjet me Valencian ne Champions League si edhe me Evertonin e Sanderlendin ne kampionat. Por Ferguson gjate gjithe kesaj kohe ka thene se Runi kishte nje problem me kaviljen dhe rrefimi i djeshem i sulmuesit i ka hedhur benzine zjarrit ne raportet mes tyre. Runi ka thene se qe nga pranvera nuk eshte demtuar asnjehere ndersa e vetmja mungese e justifikuar ka qene ajo kur udhetoi per ne Prage me gruan Kolin pas skandalit te seksit. Sipas The Sun dhe Daily Star kjo perplasje ne distance me Ferguson rrezikon te komplikoje qendrimin e Runit te Mancester duke pare edhe interesimin e forte te Realit te Madridit. Atij i skadon kontrata ne qershor te vitit 2012 dhe per momentin nuk ka asnje shenje rinovimi. Runi kerkon 150 mije sterlina nga 90 mije qe merr aktualisht nderkohe qe Reali duket gati ta plotesoje kete kusht. Por kalimi i sulmuesit ne Madrid duket me leverdi edhe per vete Mancesterin duke pare se Florentino Perez ofron 75 milione sterlina per te.
Murinjo
Dy dite me pare Zhoze Murinjos i ka shpetuar nje fraze provokuese ne lidhje me sulmuesin e Junajtid. Do te isha i lumtur te punoja me Runin tha ai duke nenkuptuar se pret edhe bashkepunimin e Kristiano Ronaldos per kete operacion. Ferguson nderkohe nuk ka folur dhe eshte duke reflektuar duke pare me kuriozitet listen e Mirror Sports ne lidhje me largimet e yjeve ne kohen e tij.
d.b/GSH/BalkanWeb