E Martë, 3 Nëntor 2026

Përplasje e ashpër mes Albanos dhe Robertit: Dil nga ferma, ik merr pensionin ne Belgjikë!

Albano Bogdo është larguar ditën e shtunë nga “Ferma VIP”, pas një debati me Robert Aliajn, ku ky i fundit mbante postin e kryefermerit.

Spektaklin e sotëm ish-fermeri është përballur me Robert Aliajn, ku nuk kanë munguar as tonet e ashpra.

Pjesë nga biseda:

Roberti: Realisht ka dalë nga vetja e vetë. Ka bërë shumë gabim. Është manipulator, është gënjeshtar

Albano: Ty nuk të bën askush përshtypje se je i pacipë. Je një figurë e ricikluar dhe stër ricikluar nëpër ekrane. Tregove atë që je në të vërtetë. Mos mendo se më ke vënë ti në sedër

Roberti: Une të pata lajmëruar, këtu nuk bën dot harem. Ti je një sharlatan

Albano: Jam unë sharlatan apo ti që je 64 vjeç del me bandana në kokë se të vjen turp se je tullac

Roberti: Je një fshatar i paedukuar. Shko edukohu

Albano: Dil nga ferma dhe ik merr pensionin në Belgjikë atje ku ke gjetur strehim. /vizionplus.tv

https://www.instagram.com/reel/C7xKgY8oXhl/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›