Kantrimen: Te hetohet 21 Janari

Shtetet e Bashkuara te Amerikës japin një mesazh te qarte për zbardhjen e se vërtetës se demonstratës se 21 janarit, duke i kërkuar Prokurorisë se Përgjithshme te hetohet plotësisht ngjarja ku mbeten te vrare katër persona e u plagosen dhjetëra te tjerë. Kjo kërkesë vjen nga Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Tomas Kantrimen, i cili nga ambasada e SHBA ne vendin tone ka shtuar se hetimi nuk duhet te kurseje askënd. Zyrtari i Departamentit Amerikan te Shtetit ishte shume i qarte kur tha se Prokuroria nuk duhet te ndikohet ne hetim nga trysnitë politike. Duke komentuar konfliktin tashme te hapur mes qeverise dhe institucionit te pavarur te presidencës dhe prokurorisë, te cilët nga kryeministrit akuzohen se kane kryer puc shteti, Kantrimen përmendi kushtetutën për te treguar se këto institucione janë te pavarura dhe se SHBA do te mbështesë punën e tyre. Duke folur pas takimeve me kryeministrin Berisha dhe kryetarin e PS Edi Rama, Kantrimen është rezervuar te bënte te ditura detaje te takimeve, por ne një pike ishte i qarte, kur tha se kriza politike duhet te zgjidhet përmes dialogut. Tomas Kantryman renditi tre çështje specifike qe SHBA shikon si serioze për zgjidhje nga Shqipëria. E para korrupsioni, zgjedhjet dhe protestat, te cilat duhet te trajtohen, siç u shpreh ai, ne mënyrë kushtetuese.
Shpërndaje