Përplasje “guerrile” në lagje, policia mësyn drejt zonës së Selvisë! Digjen kazanë plehrash, efektivët kontrolle për protestuesit
Policia ka ndjekur këmba këmbës protestuesit në lagjet e Tiranës.

Turmat e të rinjve u drejtuan nga qendra drejt rrugës së Dibrës dhe zonës së Selvisë.
Aty policia i ndoqi nga pas me furgona dhe forcat speciale. Të rinjtë lanë pas kazanë mbeturinash të djegura në mes të rrugës.
Policia bëri kontrolle të shumta në rrugën e Dibrës, duke marrë qytetarëve kalimtarë kartat e identitetit për verifikim.