Përplasje te Kryeministria me deputetë, policia i hedh spraj me piper në fytyrë Erald Kaprit
Tensionet kanë vijuar te kryeministria edhe pas shpërndarjes së turmës së protestuesve.
Kanë qenë deputetët e Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe Erald Kapri që kanë debatuar me kryepolicin Hita në prani të medias dhe forcave të shumta speciale. Kapri në një moment gjatë debatit u godit në fytyrë me spraj me piper nga një prej efektivëve.