Përplasje me armë zjarri në Laprakë, plagosen 2 persona
TIRANË- Pak pas mesnatës në Laprakë janë dëgjuar të shtëna armësh. Mësohet se 2 persona janë plagosur, njëri me armë zjarri ndërsa tjetri me nje thikë. Përplasje ka ndodhur në rrugën 'Pandi Dardha' në Laprakë. Nga përplasja me armë ka mbetur i plagosur Arjan Rrahmani, 32 vjeç, simpatizant i PS.
Mësohet se ngjarja ka percipituar shumë shpejt, nga një zën e çastit në përplasje fizike e më pas të shtëna armësh. Ngjarja ka ndodhur pranë shtabit elektoral të PS.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Policia ka shpallur në kërkimi 2 persona, ndërsa ka arrestuar disa persona të tjerë të cilët po merren në pyetje.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë deputeti i PS Saimir Tahiri dhe kandidatët Rakip Suli e Pjerin Ndreu. Gjithashtu në vendngjarje ka shkuar edhe ministri i Kulturës Visar Zhiti.
(a.h/BalkanWeb)