Siri, tre fëmijë të vrarë nga bombardimet në Damask
BEJRUT- Sulmet me predha në Damask u morë jetë tre fëmijëve ditën e sotme. Një autobus u godit nga predhat, në lagjen Qaboun, në lindje të Damaskut, bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Tre fëmijët të cilët mbetën të vdekur mësohet se i përkisnin të njëjtës familjeje. Ata humbën jetën si pasojë e predhave në Qaboun.
Bëhet e ditur se Qaboun është bombarduar rëndë, luftime ka pasur edhe në periferi të lagjes.
(a.h/BalkanWeb)