E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasje me armë zjarri në Laprakë, plagoset 32-vjeçari

TIRANË- Përplasje me armë zjarri në rrugë Pandi Dardha në Laprakë. Nga përplasja me armë ka mbetur i plagosur Arjan Rrahmani, 32 vjeç, simpatizant i PS.

Mësohet se fillimisht ka ndodhur një konflikt në një lokal i cili ka degjeneruar deri në përdorjen e armëve. Janë dëgjuar disa të shtëna.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe kanë shpallur dy persona në kërkim.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë deputeti i PS Saimir Tahiri dhe kandidatët Rakip Suli e Pjerin Ndreu. Gjithashtu në vendngjarje ka shkuar edhe ministri i Kulturës Visar Zhiti. 

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›