Përplasje me makinë, në gjendje të rëndë dy vëllezër

Një sherr i nisur për motive të dobëta në fshatin Pirg të Korçës, mes dy vëllezërve dhe një personi tjetër ka përfunduar në mënyrë të rëndë.
30 vjeçari Artan Poro pak pas mesditës së sotme pasi është konfliktuar me dy vëllezërit ka hipur në makinën e tij dhe i ka përplasur me të.
Burime zyrtare nga policia i thanë noas se Poro ka tentuar të vrasë Ferdinand Muçanjin dhe Alfred Muçanjin që të dy vëllezër, duke bërë që për shkak të plagëve të marra të dëmtuarit të dërgohen me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.
Mësohet se paraprakisht 30 vjeçari i ka kërcënuar me armë vëllezërit ndërsa më pas i ka përplasur me makinë, për shkak të acarimit të situatës me synimin për ti vrarë./Indeksonline/