E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasje mes policeve ne Vore

Përparim Myftaraj, nipi i Adem Tahirajt (i vrarë nga Ilir Xhakja) me detyrë inspektor krimesh në Vorë shoqërohet në polici nga agjentët e SHKB-së.
Sipas të dhënave të policisë, shkak është bërë debati dhe përplsja fizike meS Myftarjat dhe dy punonjës të patrullës së policisë në Vorë.
Mësohet se aty rreth orës 02:00 të mëngjesit, inspektori në detyrë Myftaraj ka kërkuar ndihmë nga salla operative për të ndaluar dhe kontrolluar një makinë në dyshimt të cilën e kishte ndaluar vet.
Pas një orë pritje, dy efektivë të patrullës kanë shkuar në vendin e kërkuar nga Myftaraj, që makina kishte ikur pa u kontrolluar edhe pse dyshohej se brend akishte drogë dhe armë.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes Myftaraj ka debatuar me dy kolegët me të cilët është përplasur më pas edhe fizikishtë për shkak të fyerjeve të shkëmbyera mes tyre.
Pas këtij incidenti, dy efektivët kanë kallëzuar penalisht inspektorin e krimeve, i cili është shoqëruar dhe po merret në pyetje nga agjentët e SHKB-së në drejtorin e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›