Mirënjohje për një grua
Me ecjen e viteve, njerëzit janë kuriozë të shikojnë si kanë qenë, ndaj u kthehen fotografi ve të fëmijërisë, për të kuptuar çfarë ishin dhe si janë, si koha i ka ndryshuar dhe si, ata kanë ndryshuar kohën.
Edith Durham është një fotografe e fëmijërisë sonë. Na ka fiksuar në celuloid dhe përshkruar në libra, në kohën kur ishim gati duke lindur. Na ka paraqitur me pafajësinë tonë, veset, huqet, virtytet, dlirësinë, ndershmërinë, djallëzinë, besën, pabesinë, pisllëkun e pastërtinë. E akuzuan si shqiptarocentrike, por ishte një udhëtare e ndershme, pasi nuk gjen në përshkrimet e saj negativitet për vllehët, serbët, grekët. Ndoshta pak për turqit. Por ata ishin pushtues.
Në veprën e saj “Shqipëria e Epërme”, të përkthyer si gjithmonë me art nga Pirro Misha, shqiptarët e sotëm mund të shikojnë veten. Durham kishte kuptuar se Kanuni i Lekë Dukagjinit nuk ishte nxitës gjakmarrjeje, përkundrazi, donte ta frenonte. Ishte ligj, që princat e Arbrit, para se të humbisnin, ua lanë nënshtetasve të tyre të pabindur, të rregullonin jetët. Ishin turqit, përfituesit e taksës së gjakut që nxisnin këtë gjëmë të shqiptarëve.
Leximi i kronikave të sotme është plot lajme me vrasje fëmijësh e grash. Vrasësit thërrasin në ndihmë Kanunin. Njëqind vjet përpara, fisi i një vrasësi që kishte marrë gjakun mbi një fëmijë, e përzuri dhe mohoi pjesëtarin e tij. Një shekull përpara, një shaljan, pjesëtar i fisit më luftarak të malësisë, ishte hedhur pupthi kur mësoi se në Angli gratë, kur vrisnin, dënoheshin me vdekje. “Ju jeni njerëz të ligj, deri sa bëni të tilla ligje” i kishte thënë malësori, e i zhytur në habinë e vet, kishte vazhduar: “Po kush janë ata burra që do ngrinin dorë për të vrarë një femër?”. Kanuni ndalonte vrasjen e hasmit në prani të fëmijëve, grave dhe kur ishte i shoqëruar. Të godisje një femër, sillte gjak. Do të ishte mirë ta mësonin shqiptarët e sotëm, për të parë sa poshtë kanë rënë krahasuar me stërgjyshërit e tyre.
Jemi shquar për mikpritje, virtyt ende i pabjerrë. Durhami e paraqet si gjënë më të natyrshme, dhe vetë aventura e saj, u bë e mundur falë mikpritjes dhe mbrojtjes sonë. Urbanizimi ka ndikuar në sjellje, por vazhdojmë të jemi miqësorë e të dashur me të huajt. Shpesh e ngatërrojnë me fetishin e popujve të prapambetur, ndaj të huajve, por nuk është rasti ynë. Përshkrimet e Durham japin shqiptarë të mbyllur mes maleve, por shumë më dinjitozë se turqit apo serbët në kontakt me të panjohurën.
Malësorë të paditur, pa njohuri elementare të kulturës apo higjienës, pa shkollë a shërbim shëndetësor, kishin vetëdijen e të qenit shqiptar dhe dëshirën për shtet të tyre. Mirënjohje e veçantë i takon klerit katolik shqiptar. Një kler militant, ku fretër, xhakonë, abatë e arqipeshk, me kobure e pushkë ngjeshur, i prinin grigjës së tyre të njehsuar me të, duke shkrehur pushkë me ta e si ata në festa, që bënte përpjekje mbinjerëzore, në mungesë të rrugëve e parave, t’i shërbente në detyrimet fetare, shkollonte, qytetëronte në zakone, ndalonte gjakmarrjen, krijonte vetëdijen kombëtare, e mbronte nga abuzimi i pushtuesit.
Njëqind vjet të shkuara, shqiptarëve të Shkodrës, njësoj si atyre të Kosovës, Lumës, apo Malësisë së Madhe, ju ngriheshin qimet përpjetë me të dëgjuar fjalën “shkje” apo “Stara Serbija”. Njëqind vjet më pas, serbët e Milosheviçit treguan se nuk kanë harruar asgjë kriminale të paraardhësve të tyre, për shfarosjen e shqiptarëve. Durham shpjegonte se si edhe në kohën e Stefan Dushanit, Kosova kishte qenë shqiptare dhe përfundimisht e tillë do të ishte. Ne treguam se nuk lodhemi kurrë duke dhënë jetë për Kosovën, pasi gjithmonë ka qenë e jona.
Kush thotë sot se shqiptari është antiligj, duhet të lexojë Durhamin. “Nëse ka popull që është nën tiraninë e ligjeve, ata janë shqiptarët”, thotë ajo. “Shqiptari është zbatues i përpiktë i tyre; nuk është kundër ligjit, por kundër ligjeve që nuk kanë mirëkuptimin e tij”, vazhdon përshkrimi anglezes. Kryengritjet, rebelimet, vrasjet e nëpunësve të taksave, vijnë nga rritja shproporcionale e detyrimeve, apo abuzimet e nëpunësve. Edith Durham tregon për një konsull që urrente shqiptarët, që në një moment sinqeriteti shprehej se “çfarë shtetasish të mrekullueshëm do të ishin shqiptarët, nëse do të kishin një qeveri për të qenë”. Në njëqind vjet shteti i shqiptarëve ka qenë butaforik, këmishë force, a kostum i qepur pa masë. Është koha që kush merr përsipër qeverisjen tonë, të bëjë shtet siç e meritojmë. Dashamirësja jonë angleze vëzhgoi se nuk ishte faji ynë për anarkinë dhe mosbindjen që kemi treguar, por i kujt na ka sunduar.
Njëqind vjet më parë, një grua, që jetoi mes nesh në kushte që do dekurajonin dhe trembnin një burrë, i shpalosi botës virtytet e një kombi që fqinjët donin ta varrosnin të gjallë. Shqiptarët e një shekulli më parë ishin mirënjohës dhe e quajtën “Mbretëresha e malësorëve”. Të tregojnë të sotmit, se janë një gjak me të parët, duke i ngritur monument Edith Durhamit, gruas që bëri për ta, më shumë se qindra burra.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)