Itali mbytet peshkarexha me klandestine
Kanë përshkruar Mesdheun. Për të gjetur vdekjen vetëm pak metra larg bregut në Katania. 6 nga 98 emigrantët që ndodheshin në peshkarexhën e vjetër dhe të vogël që mbërriti në orët e para të mëngjesit në bregun sicilian, duke menduar se mund ta bënin me not pjesën e mbetur të udhëtimit, janë hedhur në ujë pa mundur të dalin më në sipërfaqe. Emigrantët vinin nga Siria dhe Egjipti pasi kishin lundruar për ditë të tëra. Plazhi ku dhe ndodhi tragjedia do të qëndrojë dy ditë i mbyllur për pushuesit në shenjë solidariteti me viktimat.