E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasje mes serbëve të veriut pas takimit me Jelko Kacinin

Liderët e katër komunave paralele në veri të Kosovës kanë protestuar për shkak të takimit të djeshëm të një delegacioni të serbëve nga Kosova me raportuesin e Parlamentit Europian, Jelko Kacin, transmetojnë mediat serbe.

" Ata nuk janë dhe nuk munden të jenë përfaqësues legjitim të serbëve nga Kosova, sepse me vetiniciativë dhe pa konsultime me Qeverinë e Serbisë dhe me drejtorin e Zyrës për Kosovën, Aleksander Vulinin, kanë shkuar në Bruksel”, kanë thënë kryetarët e komunave dhe kryetarët e Kuvendeve të Komunave në veri të Kosovës, përpos kryetares së Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, Ksenija Bozhoviq, transmeton B92.

Krerët e komunave serbe në veri kanë theksuar se kundërshtojnë çdo marrëveshje eventuale të arritur në takimin e të martës në Parlamentin Europian në Bruksel.

Sipas tyre, në takim me Kacinin kanë qenë Oliver Ivanoviq, Rangjel Nojkiq, Dejan Radenkoviq, Petar Miletiq dhe Zoran Ostojiq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›