E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hodhi foshnjën 3-ditëshe nga dritarja

Gjykata e Tiranës konsideron se shtetasi Hysen Biba, i akuzuar për hedhjen e foshnjës së tij të sapolindur nga dritarja e maternitetit, është i papërgjegjshëm dhe duhet të shtrohet detyrimisht në një spital psikiatrik.

Vendimi është marrë në seancën e sotme gjyqësore, ku i pandehuri Hysen Biba nuk ka qenë i pranishëm. Trupi gjykues ka kërkuar që 29-vjeçari të shtrohet për të marrë kujdesin mjekësor në spital, dhe pse gjatë kohës së hetimit ai ka marrë kurimin e nevojshëm.

Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet Hysen Biba ndodhi mbrëmjen e 30 korrikut në maternitetin "Koco Gliozheni" në Tiranë, kur ai hodhi foshnjën e tij treditëshe nga dritarja e katit të katërt. Foshnja i seksit mashkull ndërroi jetë vetëm 10 minuta më pas, për shkak të plagëve të shumta në kokë dhe trup, ndërsa Biba u largua ne vendi i ngjarjes, por pa mundur t’i shpëtojë prangave të policisë.

Hysen Biba dëshmoi para grupit hetimor se e hodhi foshnjën nga dritarja, pasi konstatoi se nuk i ngjante, duke dyshuar kështu se djali nuk ishte i tij./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›