Përplasje në kuvend për Albpetrol, miratohet shitja e naftës me çmimin e bursës
mazhorancës mbështetën aktit normativ, në ligjin për Hidrokarburet, duke konsideruar efektin pozitiv që sjell për të ardhurat e kompanisë, por edhe në buxhetin e shtetit. Deri tani Albpetrol, e tregtonte dhe eksportonte naftën sipas çmimeve të përcaktuara nga qeveria. Ky akt normativ është i përkohshëm deri në privatizimin e kompanisë. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, e cila ka hartuar dhe draftin mësohet se kompania Albpetrol nuk ka borxhe të vjetra ndaj palëve të tjera. Mund të ketë ndonjë borxh korent ndaj ndonjë kompanie që ka kryer ndonjë shërbim të kohëve të fundit, por jo borxhe të mëdha të trashëguara. Në tre muajt e fundit, kompania ka pasur vështirësi për të paguar punonjësit e vet. Ka hasur vështirësi për shkak të problematikës ligjore, pasi ka pasur detyrimin për ta shitur naftën vetëm drejt rafinerisë, pra drejt kompanisë ARMO, deklaroi në seancë ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. Sipas tij, kompania ARMO, si një kompani 85 për qind private, ka pasur problem teknologjike dhe nuk ka punuar për disa muaj të tërë. Ndaj nuk ka pasur mundësi të blejë naftën që nxjerr dhe prodhon Albpetrol. Pra, Albeptrol nuk ka shitur në tre-katër muajt e fundit naftë.
Last Updated on E Enjte, 08 Korrik 2010 19:38