RTSH, miliarda lekë që hidhen nga taksapaguesit për një imazh të zbehur
Radiotelevizioni Publik Shqiptar vijon ende që të jetë një media, i cili në ekranin tij nuk arrin që të kënaqë shijet e publikut. Edhe pse sot për këtë televizion shtetëror jepet një buxhet i konsiderueshëm, ai sërish mbetet një institucion për ti qarë hallin.
Miliarda lekë nga taksapaguesit për Radiotelevizionin Publik Shqiptar, por që sot në ekranin e tij shikon vetëm një programacion të varfër, i cili nuk kënaq shijet e publikut që tashmë prej kohësh e ka braktisur këtë ekran. Me një buxhet prej 350 milion lekësh të reja nga shteti, sot RTSH nuk e justifikon këtë buxhet që merr me atë që shfaq në ekranin e tij. Duke parë një program të tillë, qytetarët kanë të drejtë të pyesin se përse paguajnë taksa për diçka që se marrin nga RTSH? Ndërkohë që paratë nuk i kanë munguar RTSH, por ato nuk janë përdorur si duhet. Janë dhënë shumë para, të cilat në shumë raste janë përdorur edhe për prodhime skarco e jashtë strukturës, në një kohë kur për publikun duhet të kishte programe, që duhet të ngjallin interesin e tij. Një televizion publik me këtë emër të madh, dhe me një pjesë të fondeve të siguruar nga shteti dhe nga taksat e qytetarëve, duhet të ketë një prodhueshmëri më të madhe, ndërkohë që ajo mungon. Nëse mediat e tjera private gjatë këtij sezoni veror sjellin një strukturë të re në programacionin e tyre, kjo nuk vihet re aspak në atë që sot mban emrin RTSH. Nga shumë specialistë të mediave pohohet se Radiotelevizioni Publik Shqiptar ka një strukturë më të favorshme për të operuar në tregun mediatik, se sa mediat e tjera kombëtare private, dhe me gjithë këtë potencial, ky institucion ka ardhur duke e zbehur imazhin e tij dhe kjo për shkak të shumë problemeve që ende nuk kanë gjetur zgjidhje pre vitesh në këtë institucion mediatik. Televizioni Publik Shqiptar para disa muajsh festoi dhe 50-vjetorin e krijimit të tij. Një institucion që dikur e kishte pranë publikun, ndërsa sot ai pothuajse e ka humbur atë. Tashmë kur në ekranin e tij ftohen dhe flasin njerëz të ndryshëm, personalitete të artit dhe kulturës askush nuk flet mbi gjendjen e tij sot, ku përballë mediave të tjera private ai ngjan si një relike e vjetër. Ky televizion, mbahet me taksat e shqiptarëve dhe në ekranin e tij janë shumë të pakta ato emisione, të cilat arrijnë që të kënaqin shijet e publikut, por për drejtuesit e tij duket se çdo gjë është në rregull. Shumë emra që kanë nisur karrierën në këtë institucion, pohojnë se RTSH është prona kombëtare, që u shndërrua në një bezdi shoqërore, por që duhet ti kthehet publikut. Ndërkohë që ne pyesim se çfarë mund të na ofrojë ky televizion, i cili mbahet nga shteti dhe taksat e qytetarëve. Është më se normale që çdo person të mendojë se për çfarë po përdoren lekët e tij. Sa i takon programacionit që shfaq ky institucion mund të pasurohej akoma më shumë me emisione të natyrës letrare, artistike, historike apo sociale dhe për këtë duhet të zgjidhen formate emisionesh më bashkëkohore dhe sidomos drejtues e konceptues të aftë, të talentuar e njohës të këtyre fushave, gjë që në këtë institucion mediatik duhet të zhvillohet më tej. Reformimi duhet të jetë i thellë. Ai duhet të nisë nga politika që duhet të mos e konsiderojë RTSH si vegël të saj, por për të arritur deri këtu duhen akoma dhe shumë për tu bërë. RTSH është një institucion që mbart në vetvete një traditë. E ndërtuar dhe e konceptuar qysh në regjimin e mëparshëm, ky institucion ka meritën e themelimit të televizionit. Pa të sot as që mund të imagjinohej lindja dhe zhvillimi i televizionit privat. Në të kanë punuar dhe janë trajnuar shumë breza teknikësh dhe artistësh, ndërkaq që në kushtet e sotme të ekonomisë së tregut kjo strukturë e madhe e ka shumë të vështirë ambientimin në kaosin e luftës për konkurrencë.
Veteranët e filmit shqiptar, së bashku në 80 vjetor
Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Nasi Shamisë, Fahri Jukniut, Beqir Vaqarrit mbrëmë në sallën e kinemasë pranë AQSHF, u zhvillua një takim i veçantë me kineasët e nderuar. Forumi i Mbrojtjes së Autorëve Audiovizualë (FMAA) dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) organizuan këtë takim me veteranët e filmit shqiptar. Gjatë aktivitetit u shfaqën pamje filmike nga karriera e tre pionierëve të filmit shqiptar, si dhe pati përshëndetje, urime dhe vlerësime nga kolegët, miqtë dhe të afërmit e tyre. Veprimtaria do të mbahet me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tyre. Të tre këta kineastë të vjetër kanë filluar punë në vitin 1959 dhe kanë punuar mbi tre dekada pranë ish- Kinostudios Shqipëria e Re. Mes emocioneve të tre kineatstët edhe njëherë arritën të merrnin emocionet që dikur i patën në Kinostudio. Ishin pikërisht sekuenca nga prodhimet e tyre kinematografike, të cilat u risollën edhe njëherë në memorie ato ditë kur ata realizonin filmat në Kinostudio. Nasi Shamia u lind më 22 mars 1931 në Korçë, ku kreu edhe shkollën e mesme. Studimet e larta i kreu në Pragë në Fakultetin e Inxhinierisë, në vitet 1954- 1958, duke u specializuar për kimi. Diplomën e mbrojti për përpunimin e filmave. Më 20 shkurt 1959 fillon punë si inxhinier në Kinostudion Shqipëria e Re, në laboratorin e filmave, ku ishte i pari kuadër i lartë në këtë sektor. Falë punës së tij të palodhur dhe pasionit të tij u bë mjeshtër në dhënien e dritës dhe konsulent i kuadrove krijuese në balancimin e tyre në procesin e xhirimit të filmave. Është i pari që bëri përpunimin e filmave me ngjyra në Shqipëri. Filmi parë me ngjyra që u xhirua në Shqipëri ishte Gurët dekorativë në vitin 1964. Fahri Jukniu, inxhinier dhe operator zëri. U lind në Shkodër më 13 gusht 1929. Kreu shkollën e mesme teknike 7 Nëntori, në degën elektrike më 1959. Punoi deri në 1954 si teknik në Radio Shkodra. Më pas në viti 1954 niset për studime në Pragë, ku vazhdoi studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike. Në vitin 1958 u diplomua si inxhinier për Teknikën e Studiove të Filmit. Në 22 prill 1958 u emërua në Kinostudion Shqipëria e Re në repartin e zërit. Dha në një ndihmesë të madhe në përmirësimin e gjendjes teknike të kinemave, të aparaturave teknike etj. Ka punuar si operator zëri në filmat dokumentarë fillimisht e më pas edhe në filmin artistik, duke filluar nga filmi Krevati i perandorit, pasuar nga mbi 12 filma të tjerë si Radiostacioni, Vajza me kordele të kuqe, Duaje emrin tënd, Rruga e lirisë, Ëndërr për një karrige, Asgjë nuk harrohet etj. Operatori Beqir Vaqarri u lind në 7 mars 1930 në Tiranë. Në Kinostudion Shqipëria e Re filloi punë në 2 shkurt 1959 dhe u mor fillimisht me ndriçimin gjatë xhirimit të filmave, punoi në laboratorin fotografik, asistent operator, etj. Gjatë punës në sheshin e xhirimit përkrah operatorëve dhe regjisorëve më në zë të Kinostudios, u njoh me kamerën, teknikën e xhirimit, të ndriçimit, fotografisë dhe kompozimin. Në fillim të viteve 80-të, pas gjithë kësaj përvoje kaloi pranë sektorit të filmit vizatimor si operator duke xhiruar shumë filma vizatimorë si p.sh Pipiruku pret dy miq, Qershiza mendjelehtë, Zogu pushbardhë, Perandoria me kokë poshtë, Orët e Gentit, Burri është burrë etj. Edhe operatori Beqir Vaqarri është nderuar me çmime për punën dhe kontributin e tij pranë filmit shqiptar.
Gjon Simoni pret tinguj nga Çajkovski
Në vijim të sezonit të saj artistik Orkestra e harqeve Radio-Televizionit Shqiptar erdhi me koncertin saj në radhës. Mbrëmë në hollin Gjon Simoni u zhvillua një koncert me vepra premierë, ku nuk munguan dhe ato shqiptare. Në koncert ishte e ftuar si soliste pianistja e vogël, Antha Mitrushi. Para publikut erdhën pjesë si: Marshi ushtarak i Shubertit dhe "Humoreskë" e Çajkovskit, si premierë por nuk munguan dhe "Serenade for String Orchestra" të Edward Elgarit dhe "Libertango" të Piazzollas. Nga repertori i muzikës klasike shqiptare u interpretuan "Moto Perpetuo" e Vladimir Kotanit dhe "Skerzo" e Liman Malokut. Ky koncert këtë mbrëmje ishte nën dirigjimin e Oleg Arapit. Antha Miturishi ka filluar që të studiojë në piano që në moshën 6 vjeçe. Nuk ka lindur në fam