Olldashi përuron përfundimin e unazës së Korçës
4 loteve të tjera, të përfunduara më parë. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka inspektuar punimet në këtë segment duke vlerësuar edhe punën voluminoze të bërë pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga reshjet e shumta të këtij dimri. Olldashi është ndalur edhe në segmentin Qafë-ThanëLin-Pogradec si dhe në QukasQafë Plloçë. Siç edhe duket po marrin formë km e parë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, një segment i ri, i cili shkurton me 30 min kohën e përshkrimit të itinerarit drejt qytetit të Korçës, u shpreh ministri Olldashi.Gjatë këtyre punimeve janë shtruar dy kilometrat e para të rrugës turistike Qafë- Thanë Lin- Pogradec dhe po punohet që në shtator të përfundojnë edhe 5 kilometra të tjerë.Rruga QukësQafë Plloçë, po asfaltohet plotësisht dhe tashmë ka përfunduar traseja dhe hedhja e shtresës së stabilizantit. Kjo rrugë, që është pjesë e boshtit Juglindor, shkurton me 12 km aksin e mëparshëm rrugor Qukës-Pogradec-Korçë. Rruga Qukës-Qafë Plloçë shmang korridorin ekzistues Lindje-Perëndim dhe shihet me rëndësi të madhe për zonën pasi i jep një frymëmarrje të re zonave të Qukësit, Mokrës e më gjerë.
Ndalohen motorët e ujit në Durrës
Qarkullimi në det i të gjithë motorëve të ujit, me dhe pa dokumentacion është bllokuar deri në një urdhër të dytë për ti dhënë kohë bashkive dhe komunave bregdetare që të përcaktojnë vendbanimet e tyre. Motorët që janë kthyer në mjete pasigurie për pjesën më të madhe të pushuesve dhe argëtimi për më të rinjtë kanë nisur të sekuestrohen nga shërbimet e policisë kufitare. Dy ditët e fundit janë bllokuar 2 motorë uji dhe dy gomone, ndërsa janë vendosur 10 gjoba për zotëruesit e tyre. Për policinë kufitare është problem apatia e treguar nga pushteti vendor për të caktuar vendet ku do të lëvizin mjetet dhe stacionohen ato. Bashkia e Durrësit ka përcaktuar zonën e Currilave për to, ndërsa pritet që dy vendbanime të tjera të jenë në Shën Pjetër dhe Hamallaj. Vetëm një ditë më parë motorët e ujit të Durrësit sipas një vendimi nga krerët e Bashkisë do të qarkullojnë vetëm në zonën detare të Currilave dhe të Kallmit, duke shmangur rrezikun e dëmtimit të pushuesve në plazhin tradicional ku çdo ditë mbërrijnë dhjetëra mijëra qytetarë. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së parë të shtabit të prefektit për turizmin në qarkun e Durrësit, ndërsa brenda dy ditëve të ardhshme do të përcaktohen vendbanimet dhe zonat e lundrimit për këto mjete të shpejta edhe në plazhet e Shkëmbit të Kavajës si dhe në ato të Rrushkullit dhe të Shën Pjetrit në gjirin e Lalzit. Prefekti i qarkut, Genc Alizoti, duke sjellë përvojën e viteve të kaluara, vlerësoi si shqetësim lëvizjen e pakontrolluar, rreziqet që shkaktojnë motorët e ujit për jetën dhe sigurinë e pushuesve si dhe prishjen e imazhit turistik.