Përplasje rreth përgjimeve

Komisioni për Inteligjencë ka shqyrtuar projektligjin për përgjimet e telekomunikimeve, por nuk arriti të harmonizojë një qëndrim unik për ti rekomanduar Kuvendit për miratim.
Një nga çështjet më diskutabile mbetet çështja e dhomës së përgjimeve, ku pozita mbron qëndrimin e vet për një dhomë përgjimi, kurse opozita këmbëngul për më shumë dhoma përgjimi, ku Agjencia kosovare e Inteligjencës do ta kishte dhomën e posaçme të sajën për përgjimet.
Burim Ramadani nga AAK-ja, ka shprehur bindjen se draftligji aktual ka probleme substanciale.
“Ndryshimet që duhet të ndodhin prekin substancën e projektligjit. Prandaj ne duhet ti rekomandojmë kuvendit që mos të procedohet më tutje, por ti kthehet Qeverisë së Kosovës dhe të ndryshohet. Ndryshe, nëse flasim si opozitë ky projektligj është i mentalitetit totalitarë”.
Deputeti i LDK-së, Haki Demolli, vërejtjen e vetë e ka dhenë tek neni 4 që rregullon çështjen e dhomës së përgjimeve. Ai tha se projektligji duhet ti kthehet Qeverisë për përmirësim.
“Neni katër, që ka të bëjë me Qendrën elektronike administrative nuk është i qartë, se sa dhoma duhet të jenë. Mandej, kur rregullohet çështja e përgjimeve, se kush duhet të përgjohet, sa duhet të jetë periudha e përgjimeve, aty citohet Ligji i Kodit Penal të Kosovës. Ne nuk duhet që për një ligj ta citojmë një ligj tjetër. Për përgjimet duhet të nxjerrim një ligj të veçant. Por, nuk e di pse Qeveria u ngut ta bjer në këtë formë projkligjin. Kjo nguti si dukët ndodhi pas aferës pronto”, tha Demolli.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha nuk ka lidhje nëse është vetëm një dhoma administrative e përgjimeve. Sipas tij, asnjë përgjim nuk mund të bëhet jashtë procedurave dhe asaj që del nga ligji. “Më mirë është të kemi një ligj se sa të mbesim pa të. Ligji duhet të dërgohet në Kuvend. Nëse deputetët mendojë që duhet të jenë dy qendra administrtive të përgjimeve, ashtu le të behën. Pra çdo mangësi mund të përmirësohet me anë të amendamenteve”, tha Haxhiu.
Edhe deputeti tjetër i LDK-së, Imri Ahmeti kërkojë që drafligji të kthehet nëQeveri për ndryshim. Ai tha se në të duhet të behën ndryshime nga A-ja deri tek ZH-ja.
Fadil Demaku nënkryetar i këtij komisioni, kërkoi qe ky ligj të mos politizohet, por të harmonizohen qëndrimet e të gjitha partive në mënyrë që në fund të del një segment të ligjshëm në këtë drejtim.
Me tri vota për, tri kundër dhe një abstenim, Komisioni vendosi që Ligjin ta dërgojë në Kuvendë. Pastaj do të vendosë kryesia e Kuvendit nëse ai do tu dërgohet deputetë. /Indeksonline/