E Diel, 1 Nëntor 2026

Në vend të Salustors, EULEX-i mund të sjellë një kanadez

Prokurori italian i EULEX-it, Maorizio Salustro shumë shpejt mund të lirohet nga rasti i “Grupit të Drenicës”.

Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Jahir e Zeqir Demaku, Sahit Jashari, Hysni Thaçi e Avni Zabeli, kanë shprehur mosbesim ndaj Salustros dhe kanë kërkuar ndërrimin e prokurorit.

Burimet e Indeksonline brenda EULEX-it kanë deklaruar se Misioni e ka pranuar ketë shqetësim dhe është duke bërë përpjekje që në vend të Salustros të sjellë një prokuror kanadez.

Edhe pse “Grupi i Drenicës” është i shprendarë në qendra të ndryshme paraburgimi, të njëjtit në mënyrë unike nuk i besojnë fare italianit.

Ish-komandantët e Zonës Operative të Drenicës, deri më datën 24 të këtij muaji do të qendrojë nën masën e paraburgimit, ndërsa avokatët e të dyshuarëve kanë paralajmëruar ankesë për mbrojte të ligjshmerisë në Gjykatën Supreme.

Kjo është shpresa e fundit që të dyshuarit të lirohen nga paraburgimi prej një muaji, pasi që vendimi tashmë ka marrë formën e prerë.

Derisa Lushtaku me bashkëfshtarin e tij, Sahitin, ndodhen në burgun e Dubravës, ambasadori Selimi është dërguar në burgun e Lipjanit. Ndërsa të dyshuarit tjerë nga ky grup janë të shprendarë në burgun e Prishtinës dhe në Gjilan./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›