E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përplasjet Putin- Wagner, Zelensky: Dobësia e Rusisë është e dukshme

Zhvillimet në Rusi kanë sjellë edhe reagimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Në rrejtin social Telegram Zelenksy gjen rastin të shprehet kundër Rusisë me shprehjen se kushdo që “zgjedh rrugën e së keqes shkatërron veten”, duke ju referuar pushtimit rus në vendin e tij.  

Presidenti ukrainas ka bërë fajtor presidentin rus për shkaktimin e kaosit, ndërsa thote së ngjarjet e fundit tregojnë dobësinë e Rusisë. sipas BBC.

“Rusia përdori propagandën për të maskuar dobësinë e saj dhe marrëzinë e qeverisë së saj. Dhe tani ka aq shumë kaos sa asnjë gënjeshtër nuk mund ta fshehë atë. Dhe e gjithë kjo është një person… edhe pse ai nuk është në gjendje të çojë në asgjë tjetër. Dobësia e Rusisë është e dukshme”, shkruan Zelensky.

Mercenarët rebelë të Wagner thonë se kanë marrë kontrollin e qytetit rus të Rostov-on-Don , një vend kryesor ushtarak. Pasi pretendoi se ushtria ruse kishte goditur një kamp të grupit paraushtrak rus Wagner në Ukrainë, kreu i këtij grupi Jevgeni prigozhin,  bëri të ditur se trupat e tij kishin marrë nën kontroll objekte ushtarake qytetin jugor të Rostov mbi dron duke e çuar vendin drejt krizës.

Prigozhin akuzon ushtrinë ruse për një sulm vdekjeprurës ndaj forcave të tij në Ukrainë, ku trupat Wagner po luftojnë për Rusinë, por Moska e i ka mohuar këto pretendime. Veprimet e Prigozhin, presidenti Putin i quajti thikë pas shpine për vendin.

I menjëhershëm ishte reagimi i Prigozhin ku thotë se Putin po gabon rëndë me akuzat për tradhëti.

Në Moskë dhe rrethina, autoritetet kanë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›