Peskov mohon zërat për largimin e Putin nga Moska: Presidenti po punon në Kremlin

“Presidenti rus Vladimir Putin po punon në Kremlin”, siguroi zëdhënësi i tij Dmitry Peskov, duke mohuar zërat që qarkullonin në mediat sociale se presidenti rus ishte larguar nga Moska për shkak të rebelimit të grupit Wagner.
Në një komunikim drejtuar popullit rus, Putin e quajti atë një “rebelim të armatosur” dhe u zotua ta shtypë.
Pa përmendur në mënyrë specifike kreun e Wagner, në fjalimin e tij Putin foli për një përpjekje për të përmbysur regjimin nga brenda dhe se “ambiciet” e larta të disave kanë çuar në “tradhti të plotë”.
Presidenti rus tha se e ardhmja e Rusisë ishte në rrezik, duke i përshkruar veprimet e rebelëve si një “thikë pas shpine”.
Kryengritja e Wagner është një “kërcënim vdekjeprurës” për shtetin rus, paralajmëroi presidenti rus, duke theksuar se forcat e armatosura të vendit po luftojnë për jetën dhe sigurinë e popullit rus./ CNN.gr
/rtsh.al/