E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasjet politike, Kacin:Shqipëria po i dërgon mesazh të gabuar Brukselit

Nënkryetari i delegacionit të Shqipërisë, Bosnjes, Malit të Zi e Kosovës në Parlamentin Evropian, eurodeputeti slloven Jelko Kacin ka deklaruar se përplasjet politike në Shqipëri po dërgojnë mesazhin e gabuar në Bruksel. Në një intervistë për BBC-në Kaci theksoi se "liberalizimi i vizave nuk është përparësia kryesore" për udhëheqjen shqiptare.
"Unë do të thoja se mesazhi më relevant dhe është një mesazh negativ që vjen nga Shqipëria është çështja bazë se cila është përparësia strategjike e udhëheqjes shqiptare tani. Duket se liberalizimi i vizave nuk është përparësia kryesore, megjithëse qeveria po bën më të mirën, por nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka perceptimin e vet të dimanizmit të ndryshimeve pozitive në Shqipëri" theksoi Kacin.
Sipas tij përplasja politike po e pengon imazhin e Shqipërisë, sepse sipas tij duket qartë se disa forca politike do të dëshironin ta përdornin rastin e liberalizimit të vizave për të luftuar, si koalicioni ashtu edhe opozita duke shtuar se kjo përplasje po thellohet dhe nuk po kapërcehet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›