Përralla e peshkaqenit dhe rrëfime të tjera
Ekspozita në Vlorë e dy artistëve italianë, Alessandro Mancassola dhe Barbara Ceriani Basilico
"The Promenade Gallery" prezanton nga 13 dhjetori deri më 9 janar, ekspozitën e dyshes artistike, Alessandro Mancassola dhe Barbara Ceriani Basilico, të cilët që prej 2005 punojnë së bashku në Milano. 1 peshkaqen, 6 akull-thyes dhe 7 turistë
në 127 m2. Këto janë subjektet e ekspozitës së artistëve italianë që vijnë në galerinë e Vlorës.
Shark Tale (HD video, 2009), vepra kryesore e ekspozitës, tregon "historinë" e një peshkaqeni-dem, i cili në humnerën e detit ripërshkon ngadalë të njëjtën rrugë duke shënuar në in finit një rreth imagjinar ndërkohë që peshq
të tjerë vizatojnë rrugë të ndryshme larg prej tij.
Icebreakers fleet on the stocks (pastel mbi letër, 2009) janë një seri vizatimesh të disa varkave të projektuara për të lundruar në ujërat polarë, sipërfaqet e të cilave janë prej akulli. Fleta e vizatimit shndërrohet kështu në një det të bardhë, të acartë e të ngurtë mbi të cilin flota e Icebreakers-it në dukje lundron në një qetësi të heshtur.
Në Cover (printim mbi letër, 2009) 7 turistë, në një anije detare, të veshur me të kuqe, pluskojnë duke u argëtuar mbi akullnaja.
Alessandro Mancassola (Vicenza, 1979) dhe Barbara Ceriani Basilico (Varese, 1979) jetojnë e punojnë në Milano.
Midis të tjerash kanë ekspozuar në Fondacionin Merz në Torino, Fondacionin Bevilacqua La Masa në Venecia, Careof në Milano, Neon në Bolonjë etj.