Operacion kundër lotarive sportive të paligjshme
ELBASAN-zhvillohet operacioni i koduar "Gambling", nga Seksioni kundër krimit ekonomik, tetë subjekte procedohen për veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit. Burime të policisë konfirmojnë se drejtoria e Policisë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve kanë zhvilluar një kontroll për veprimtarinë e lojërave të fatit në qytetin e Elbasanit. Gjatë kontrollit, nga 37 subjekte, gjashtë kanë rezultuar me dokumentacion të rregullt, tetë janë proceduar për parregullsi ndërsa 23 subjekte të tjera u gjetën të mbyllura. Janë sekuestruar gjatë operacionit një sasi kompjuterësh dhe automatësh të lojërave të fatit. Kështu mësohet se gjatë kontrolleve janë bllokuar si prova që vërtetojnë veprimtarinë e paligjshme të lotove sportive dhe lojërave të fatit shtatë kompjuterë dhe 20 automate lojërash fati.