E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perrallat e Hofmanit flasin Tedeschi e Roche

Perrallat e Hofmanit ne skenen shqiptare do te jete nje ndricim jo i nje ylli te vetem te skenes operistike si Inva Mula por edhe te je kostelacioni yjesh perkrah saj. Nje prej tyre eshte edhe tenori kanadez Manrico Tedeschi krejt rastesisht eshte gjendur ne produksionin per operan Perrallat e Hofmanit ne skenen shqiptare por ne e gjetem ne prova aktive ne skenen e Teatrit te Operas teksa interpreton per here te pare rolin e Hofmanit.

Eshte bashkepunimi im i pare me sopranon tuaj. Hofmani eshte nje opera e veshtire sepse eshte ne frengjisht. Jam ne Shqiperi punoj me artiste shqiptare dhe franceze une jam kanadez thote Tedeschi.

Tenori nga Kanadaja ka famen e nje tenori shume te talentuar dhe ka bashkepunuar me mjeshtrin e madh Ricardo Mutti per Otellon.

Te bashkepunosh me Ricardo Mutin eshte stresuese gjithe kohes sepse me te gjithe dirigjentet e medhenj realizimi eshte shume i imte dhe i detajuar tha Tedeschi.

-Nese do te duhej te zgjidhje mes la Scales dhe Arenes se Verones
Se cila eshte me interesante Te dyja jane shume te ndryshme. Ajo qe eshte me ekzaltuese eshte se hapesira qe ka arena e Verones eshte impresionuese arena e Verones eshte speciale.

Nderkaq ai qe i jep fryme te gjithe kengetareve dhe muzikanteve eshte regjisori Stefan Roche i cili e ka shoqeruar Inva Mulen ne produksionet e saj me te sukseshme ne skenat franceze.

Koha eshte vertet shume e shkurter. Ne 10 dite duhet bere gjithcka dhe kjo nuk eshte e lehte per nje opera te tille te veshtire. E njoh Inven prej me shume se 10 vitesh dhe kemi bere shume produksione se bashku Traviata Mireille Carmen e mjaft vepra te tjera sidomos ne Touluose dhe Paris tha Roche.

Perrallat e Hofmanit e shkruar nga Zhak Ofenbah vjen per here te pare ne skenen shqiptare mbremjen e 1 tetorit duke risjelle pas 20 vitesh me nje produksion te plote sopranon Inva Mula.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›