E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perry, edhe aktore

Nga Express më 07 janar 2011 në ora 13:53

Katy Perry do të jetë mysafire në serialin “How I Met Your Mother”. Këngëtarja e hiti “Firework” do të luajë rolin e “Honey”, një kushërire naive e cila është e dhënë pas arkitekturës në një episod. Ajo përpara do ta ketë Zoey’in (Jennifer Morrison).

Nuk janë dhënë detale të tjera të cilat kanë të bëjnë me emisionin përpos një paralajmërimi që është bërë nga producentët.

Katy – e cila është e martuar me humoristin Russell Brand – kohëve të fundit ka pranuar se ajo nuk di të vallëzojë. “Thjesht nuk di të vallëzoj”, ka thënë këngëtarja e njohur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›