E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bukuroshet në garë

Modelja Afërdita Dreshaj, edhe pse shihet si favorite në letër për të fituar “Miss Universe Kosova 2011”, nuk ka marrë votat e publikut dhe nuk është renditur e para nga 20 bukuroshet që marrin pjesë në këtë spektakël. E para është bukuroshja Arlinda Mustafa. Nga Ardian Jasiqi më 07 janar 2011 në ora 13:59

Gara se kush do ta fitojë Miss Kosova Universe po bëhet gjithnjë e më e nxehtë. Edhe pse ishte paraparë që spektakli të mbahet më datën 25 dhjetor, ai ishte shtyrë për më vonë për shkak të agjendës së ngjeshur të televizioneve kombëtare të Kosovës që patën gjatë fushatës elektorale dhe xhirimeve të Vitit të Ri.

Por, më të përfunduar festat duket se “fansat” e bukurosheve kosovare që konkurrojnë në këtë eveniment kanë zgjedh të preferuarat e tyre e ku modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj renditet e shtata, me vetëm 4.86 për qind të votave.

Në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga organizatorët e këtij spektakli, që mban edhe emrin e presidentit të Miss Kosova Universe 2011, Afron Selimi, thuhet se në bazë të këtyre votave konkurrentët do të paraqiten edhe në skenë më datën 15 janar, kur edhe do të mbahet spektakli.

“Interesimi për të marrë pjesë në këtë spektakël ka qenë i jashtëzakonshëm, ndërkaq edhe adhurues të tyre kanë dhënë vota të shumta për kandidatët pjesëmarrëse”, ka thënë ai.

Sipas Selimit, kandidatët që kanë fituar më së shumti do të renditen të parat, ndërkaq ato më së paku në pozitën e fundit.

“Miss Universe Kosova 2011 dhe publiku i njoftuar përmes medieve vendore, përmes votave të tyre kanë bërë rangimin e 20 kandidateve finaliste, të cilat do të përgatiten dhe garojnë në spektaklin final”, ka thënë ai.

Kosova në këtë eveniment është duke marrë pjesë për herë të katërt dhe kjo është mundësuar nëpërmes fotografit të njohur kosovar Fadil Berisha, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zana Krasniqi ka qenë pjesëmarrësja e parë që ka marrë pjesë në këtë eveniment, përderisa suksesin më të madh e ka arritur Marigona Dragusha (përcjellësja e dytë e misit në vitin 2009), që sot është pjesë e agjencisë së modës “Donald Trump Models”, ndërkaq pjesëmarrja e Kështjella Pepshit në këtë eveniment vitin e kaluar ka rezultuar me paraqitjen më të keqe të një bukurosheje kosovare në këtë eveniment që transmetohet edhe në televizionin NBC.

Në fund të këtij viti kandidate kryesore ishte konsideruar Afërdita Dreshaj, madje ka pasur edhe thashetheme se tashmë fituesja e këtij festivali është përcaktuar.

Por, Selimi thotë se sivjet garimi do të jetë ndryshe pasi që këtë e kërkojnë, sepse kjo është qasja që do të ndjekin organizatorët e këtij festivali.

“Garimi përbëhet nga tri kategori: Bikini, fustani i mbrëmjes dhe intervista personale, sepse qasjet e shekullit 21 përcaktojnë që kandidatet duhet të posedojnë kombinimin e inteligjencës me bukurinë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, Selimi ka thënë se sponsorizimet për edicionin e sivjetmë të këtij festivali kanë qenë modeste.

Votat e kandidateve në misskosova.net

1. Arlinda Mustafa, Podujevë 12.45 %
2. Edona Sadiku, Vushtrri 10.92 %
3. Florentina Musliu, Ferizaj 7.37 %
4. Suljada Buna, Korçë 6.34 %
5 Kaltrina Shehaj, Deçan 5.57 %
6 Gresa Sfeqla, Prishtinë 5.52 %
7 Aferdita Dreshaj, Prishtinë 4.86 %
8 Gentiana Cana, Prishtinë 4.31 %
9 Mirjeta Dragusha, Prishtinë 4.31 %
10 Heroina Bajra, Prishtinë 3.93 %
11 Arnesa Baftiu, Prishtinë 3.71 %
12 Marigona Bajra, Prishtinë 3.60 %
13 Fanota Murtezi, Prishtinë 3.55 %
14 Ilirjana Rrustaj, Prishtinë 3.44 %
15 Liridona Asani, Ferizaj 3.44 %
16 Besarta Gjata, Podujevë 3.39 %
17 Xheneta Dedinca, Kastriot 3.39 %
18 Albina Nicaj, Istog 3.33 %
19 Diellza Asllani, Therandë 3.28 %
20 Fitore Berisha, Istog 3.28 %

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›