E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perry firmos e qeshur divorcin

Kengetarja Katy Perry ka nenshkruar divorcin nga ish-bashkeshorti i saj me nje fytyre teper te qeshur ndersa Russell Brand ka rene dakord te largohet prej saj pa pretenduar asgje per milionat e kengetares.
Sipas nje raporti nga TMZ.com cifti ka arritur te kete nje marreveshje te mire per divorcin per te cilin kane firmosur te dy ish-partneret.
Perry do te mbaje te gjitha parate dhe asgje sdo te humbase nga divorci prej 28 milion paundve te saj.
Duket pak e cuditshme kjo qe ka ndodhur pasi ne kohen kur cifti lidhi kurore nuk nenshkroi asnje kontrate paramartesore dhe per pasoje komiku britanik automatikisht kishte te drejten e gjysmes se pasurise se kengetares.
Por Brand nuk e ka synuar ne asnje moment kete gje perderisa ka hequr dore menjehere nga pasuria dhe nuk ka pretenduar te marre asnje kacidhe nga Katy Perry.
Sipas dokumentave te divorcit te depozituara ne Gjykaten e Los Angeles Perry tani do te jete Katheryn Elizabeth Hudson serish. Ajo do te mbaje keshtu parate dhe identitetin e saj ndersa pronat e perbashketa te ciftit do te ndahen ne menyre te barabarte mes tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›