E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan gripi gjunjezonbanoret mjeket ne gatishmeri

ELBASAN - Temperaturat e uleta ne te gjithe rajonin e Elbasanit kane shkaktuar situate kritike persa i perket virozave te stines qe me se shumti ka prekur banoret e zonave malore te qarkut te Elbasanit.
Sipas drejtorit te Drejtorise se Shendetit Publik Bujar Klogjeri vetem ne tre javet e fundit ne Elbasan numri i te prekurve nga gripi i ka kaluar rreth 2000 ndersa per kete situate i gjithe personeli shendetesor eshte ne gadishmeri per te trajtuar ne kohe te gjitha rastet e paraqitura si ne ambulanca ashtu edhe ne shtepi.
Mesohet se ne kete stine te ftohte dimri te gjitha materialet e urgjences jane te mjaftueshme per perballimin ne cdo kohe te cdo situate.
Edhe ne zonat malore ku debora ka arritur rreth 100 centimetra kjo drejtori ka shtuar stafin mjekesor dhe infermieret ne ambulancat e zones me qellim qe te semuret me viroza te marrin medikamentet e duhura pa qene e nevojshme qe te shtrohen ne spital.

aq/atsh/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›