E Diel, 1 Nëntor 2026

Përse Bin Laden u varros kaq shpejt, dhe përse në det?

Pasi kanë kaluar shumë vite duke e gjurmuar njeriun më të rrezikshëm në botë, amerikanët e kanë hedhur trupin e tij në det brenda 24 orësh nga vrasja. Por përse e kanë bërë një gjë të tillë?

Arsyeja lidhet me praktikat dhe traditat islame. Dhe kjo praktikë kërkon që trupi i të vrarit të varroset brenda 24 orësh. Këtë shpjegim ka dhënë për mediat një zyrtar, duke folur në kushtet e anonimatit. Sipas tij, ata e marrin shumë seriozisht respektimin e traditës islame.

Por pyetja është se përse në det?

Zyrtari thotë se është shumë vështirë të gjendet një vend që do pranonte të mbante trupin e njeriut më të kërkuar në botë. Kështu që vendimi ishte ta varrosnin në det. Për më tepër, ka dyshime se amerikanët nuk donin të kishte një varr për të, pasi druheshin se ai do kthehej një vend lutje për pasuesit e bin Laden. Ka zëra se SHBA ka kërkuar nga Arabia Saudite që të marrë trupin, por ata kanë refuzuar.

Po ashtu, SHBA ka siguruar të gjitha provat bindëse se ai është bin Laden dhe është vrarë, për tu mbyllur gojën të gjitha teorive konspirative.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›