E Diel, 1 Nëntor 2026

CIA e ndiqte LIVE operacionin. Ja kush e dha lajmin i pari (FOTOT BRENDA SHTEPISE KU U VRA BIN LADEN)

UPDATE- Shërbimi sekret amerikan, CIA e ka ndjekur live operacionin e njësitit amerikan me rreth 25 ushtarë elite në ekranet e zyrave qendrore në Langley Virginia. Fillimisht i ishte kërkuar të dorëzohej, por Osama nuk pranoi. CNN thotë se Osama është qëlluar me një plumb në kokë. Zyrtarët e CIA-s kanë duartrokitur pas kësaj skene.

Po ashtu mësohet se lajmin e parë për vdekjen e bin Laden e ka dhënë dikush në Twitter. Keith Urban, një ish- bashkëpunëtor i ish- Ministrit të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, shkroi në Twitter shumë përpara deklarimit zyrtar: Një person i besueshëm më ka thënë se Osama bin Laden është vrarë. Po ashtu, pak përpara tij, një person tjetër shkroi në Twitter: Një helikopter është nisur natën për në Abotabad. Do jetë një ngjarje e rrallë,” shkroi eksperti i IT-së, Sohaib Athar, emri në Twitter @ReallyVirtual. Më vonë ai raportoi për rrëzimin e helikopterit.

Nderkohe, rrjeti ABC ka transmetuar i pari pamje brenda shtepise ku ndodhej Bin Laden gjate kohes qe u vra. Mund te shihen pamje nga nje krevat dhe gjurmet e gjakut.

Një helikopter u rrëzua pranë shtëpisë së Bin Laden

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›