Perse Gjermania flet papritur per terrorizem te djathte

Ngjarjet e kane tronditur republiken prokuroria federale organi me i larte i ndjekjes penale ne Gjermani hetojne nen dyshimin e forte te themelimit dhe anetaresise ne nje shoqate terroriste. Ministri i Brendshem gjerman Hans-Peter Friedrich paralajmeroi ndaj nje forme te re te terrorit ekstremist te djathte. Terror i se djathtes ekstreme ne Gjermani Per kete vitet e kaluara nuk ka folur askush. fare ka ndodhur
Te dielen ne mbremje autoritetet leshuan nje urdher-arresti ndaj 36-vjecares Beate Z. Ajo akuzohet se qysh ne vitin 1998 bashke me dy bashkepunetore kane themeluar grupimin e ekstremit te djathte Ilegaliteti Nacionalsocialist. Treshja akuzohet se ka marre pjese ne nje numer vrasjesh ne shume qytete gjermane. Te henen 14.11.2011 do te kerkohet leshimi i nje urdherarresti edhe ndaj nje personi tjeter.
Bildunterschrift Sa vrasje rendojne mbi ta - Neonazistet Uwe Mundlos Beate Zschpe dhe Uwe Bhnhardt Pranim i autoresise ne DVD
Pjesemarrja e grupit ne akte te dhunshme ekstremiste te djathta eshte thuajse e sigurt. Ne nje DVD derguar revistets informative Der Spiegel grupi pranon kryerjen e shume vrasjeve. Ne qender eshte nje seri vrasjesh mes viteve 2000 dhe 2006 per te cilat gazetat gjermane kane informuar me epitetin vrasjet dener. Viktima ishin tete sipermarres te vegjel turq dhe nje grek. Tri vrasje ndodhen ne Nrenberg dy te tjera ne Mynih perkatesisht nga nje vrasje ne Hamburg Rostock Dortmund dhe Kassel. Ne te gjitha krimet eshte perdorur e njejta arme.
I pashpjegueshem ishte edhe rasti i nje policeje te vrare ne Heilbronn. Ne prill te 2007-s 22-vjecarja Michelle K. u vra me nje plumb ne koke ne mes te dites ne nje lendine ku mbahej nje feste. Kolegu i saj i patrulles atehere 24-vjecar u plagos rende dhe qendroi per disa jave ne koma. Per zbardhjen e ketij rasti hetuesit kater vjet me radhe nuk arriten asnje rezultat. Muaj me radhe ata kerkonin nje grua pa fytyre gjurmet e ADN-se te se ciles ishin gjetur ne me shume se 35 vepra penale. Ne mars te 2009 u zbulua se gjurma e ADN-se buronte nga shkopinj te ndotur pambuku.
Zbulime sinjalizuese armesh ne Turingji
Vetem ne fillim te nentorit 2011 u ndez nje drite ne erresiren e hetimeve. Armet e sherbimit te dy policeve u gjeten ne nje rulo te djegur prane Eisenach-ut ne Turingji. Ne makine kishin kryer me pare vetevrasje Uwe M. dhe Uwe B. Te dy burrat akuzoheshin edhe per nje numer grabitjesh ne banka.
Nderkohe ne Zwickau te Saksonise digjej shtepia ne te cilen kishin jetuar dy grabitesit e dyshuar te bankave me shoqen e tyre Beate Z. 36-vjecarja u dorezua pak dite me vone ne policine e Jenas. Ne rrenojat e shtepise u gjet pistoleta me te cilen ishin kryer vrasjet dener. Ne landin e Rinit Verior-Vestfalise policia po heton nderkohe nese neonazistet jane pergjegjes edhe per atentatin me bombe me gozhda ne nje rruge te banuar kryesisht nga turq ne Kln ne vitin 2004. Si pasoje e atentatit atehere ishin plagosur 22 vete.
Politikanet tejet te shqetesuar
Lajmi se ne mes te Gjermanise nje shoqate terroriste ka kryer pa u zbuluar per vite krime te pergjakshme ra si nje bombe. Ministri i Brendshem Friedrich tha per gazeten Bild se eshte shume shqetesuese qe nuk u kuptua asnje lidhje mes serise se vrasjeve ne gjithe Gjermanine dhe skenes se djathte ne Turingji.
Ne kete kontekst eshte i paqarte ne radhe te pare roli i autoritetit per mbrojtjen e kushtetutes. Fjala eshte se perse ekstremistet e djathte te cilet jane nen vezhgim te pakten qe prej vitit 1998 arriten te zhdukeshin nga syte e hetuesve dhe mbeten te pazbuluar deri para pak ditesh.
Opozita e akuzon qeverine gjermane per deshtim eksperti i SPD-se per sigurine Dieter Wiefelsptz tha per gazeten Hamburger Abendblatt se ky rast eshte nje katastrofe e paimagjinueshme per autoritetet gjermane te sigurise. Perfaqesues te policise dhe mbrojtjes se kushtetutes na kane thene vazhdimisht ne parlamentareve se ka ekstremiste te gatshem per dhune por nuk ka kercenim terrorizmi.
Me kete rast do te merret te marten 15.11. instanca e parlamentit federal Bundestag per kontrollin e sherbimeve sekrete. Ne te gjithe Gjermanine hetuesit kane rihapur dosjet per shume atentate te tjera te pasqaruara. Edhe kancelarja Merkel premtoi sqarim te afermit e viktimave mund te kene besim se shteti ligjor do te beje gjithcka per te zbuluar se cili eshte sfondi. Kancelarja e cilesoi te turpshme serine e krimeve terroriste.
Autor Martin Muno / Elert Ajazaj
Redaktoi E. Xhani