Pakistan, vritet 6 militantë nga një sulm me raketa
Gjashtë militantë janë vrarë nga një sulm me raketë nga një aeroplan pa ekuipazh të SHBA-së në rajonin Vaziristani Verior në Pakistan, afër kufirit me Afganistanin.
Raportohet se sulmi kishte në shënjestër një ndërtesë në Miranshah, që është qyteti kryesor në rajon, dhe ishin hedhur dy raketa.
Shtetet e Bashkuara shpeshherë ndërmarrin sulme me aeroplana pa ekuipazh, që kanë si shënjestër militantët e dyshuar talibanë dhe ata të ndërlidhur me Al-Kaidën, që fajësohen se po i shfrytëzojnë këto hapësira në Pakistan, për të sulmuar forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.