E Diel, 1 Nëntor 2026

Përse Ilir Meta takon drejtuesen e anti- drogës në Shtetet e Bashkuara?

Share

Në një njoftim të Lëvizjes Socialiste për Integrim thuhet se kryetari, Ilir Meta, është takuar me drejtuesen e agjencisë federale kundër trafikut të drogës, Michele M.Leonhart. Ende nuk dihet zyrtarisht se përse DEA e ka thirrur Metën në një takim, por LSI thotë në njoftimin e saj se Ilir Meta i ka propozuar zonjës Leonhart që në Shqipëri të hapet një zyrë e DEA-s. Po ashtu në takim Meta është zotuar për të mbajtur të rinjtë larg drogës duke nxitur punësimin dhe aktivitetet sportive.

Para pak kohësh, një nga ndihmësit e Ilir Metës në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm, u arrestua në ambasadën amerikane dhe u ekstradua për në SHBA. Bëhet fjalë për Almir Rrapon, i kërkuar për një seri akuzash, mes tyre trafik droge. Çështja në fjalë bëri bujë në mediat shqiptare dhe ato amerikane. Autoritetet në SHBA e kanë cilësuar një lajm të rëndësishëm arrestimin e tij, por edhe faktin se ai kishte arritur të depërtonte deri tek zyra e zëvendëskryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›