E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfiskohen 1.1 miliard euro asete të Gedafit, përfshirë 7.5% aksione tek Juventus

Policia Tatimore e Italisë ka konfiskuar asetet që i përkasin anëtarëve të familjes së Gedafit. Në një komunikatë për shtyp njoftohet se bëhet fjalë për asete që kapin një vlerë prej 1.1 miliard euro.

Gjithashtu bëhet e ditur se asetet janë investime në bankën UniCredit, kompaninë e naftës dhe gazit Eni, grup për sigurimin Finmeçanica, prodhuesin e makinave Fiat si dhe në klubin e Juventusit.

Konfiskimi është urdhëruar nga Gjykata Kriminale Ndërkombëtare e Hagës.

Sa i takon aksioneve tek ekipi i Serisë A, familja e ish-udhëheqësit të Libisë disponon 7.5% të vlerës totale. Këto aksione disponohen nëpërmjet kompanisë LAFICO.

Lidhjet e Gedafit me Juventusin njiheshin, majde djali i tij i madh tentojë dhe të bënte karrierë në kampionatin italian të futbollit.

Në vitin 2003 Al-Saadi Gaddafi la klubin e libian Ittihad për të firmosur një kontratë 2-vjeçare me Peruxhian, që në atë kohë luante në Serinë A. djali i Gedafit punësojë Diego Maradonën si këshilltar teknik të tij. Në këtë kohë ai ishte dhe anëtar i bordit të Juventusit.

Del Piero - Saadi Gedafi

Al-Saadi luajti për dy sezone me Peruxhan një në Serinë A dhe një në Serinë B por u aktivizua vetëm në 1 ndeshje dhe ajo ishte kundër Juventusit.

Në sezonin 2005-06 kaloi tek Udineze ku luajti vetëm një ndeshje.

Ndërsa sezonin tjetër kaloi tek Kievo, ku nuk u aktivizua kurrë. Në këtë mënyrë eksperienca e tij 4-vjeçare u mbyll me vetëm dy ndeshje. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›